SINDIKATA E PAVARUR E PUNONJËSVE TË NDËRTIMIT E SHËRBIMIT PUBLIK TË SHQIPËRISË

Print
There are no translations available.

Është sindikatë e organizuar në nivel kombëtar e njohur juridikisht nga vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë nr. nr.7601 dt .20.11.2007.
 
Programi dhe qëllimet : Sindikata ka për qëllim organizimin e Sindikatës , përforcimin dhe mbrojtjen e të drejtave ekonomike , sociale dhe profesionale të anëtarëve të saj .

E drejta e anëtarësimit : E drejta për t’u anëtarësuar në Sindikatë i jepet të gjithë punonjësve të Ndërtimit dhe Shërbimit Publik si : Shërbimit Komunal , Ujësjellës –Kanalizime , Pastrim e Gjelbërim të Qyteteve .

Anëtarësia e Sindikatës është e shtrirë në 70% të vendit, me kontrata të lidhura në nivel ndërmarrje , numri i të cilave është 34 dhe të shtrira në kompani ndërtimi , ujësjellsa , gjelbërim , pastrim qyteti .

Është lidhur kontrata e nivelit të parë midis Ministrisë të Punëve Publike dhe Sindikatës tonë më datë 26.05.2010 me afat tre vjeçar , përfaqësuar nga President i Sindikatës z. Sherif Bulku dhe zv.Ministri Ernest Noka.

Gjithashtu  , është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi midis Sindikatës së Ndërtimit , Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Inspektoriatit të Punës më datë 15.04.2010 . Qëllimi i këtij dokumenti  është që të nis një program bashkëpunimi midis këtyre tre organizmave për ët luftuar sëbashku informalitetin në ekonominë shqiptare.

Strukturat drejtuese :
- Kongresi
- Këshilli kombëtar
- Presidenti
- Zv/Presidenti
- Këshilli Sindikal i Ndërmarrjes

Selia: Rruga e Kavajës , Ish-Ndërmarrja Gjeologjike - Tiranë .

President  z. Sherif Bulku