KALAJA: RAMA MBAJ ANGAZHIMET, REFLEKTO OSE LARGOHU

Print
There are no translations available.

Protesta sapo ka filluar nuk ka mbaruar

protesta221114

Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja i bëri thirrje kryeministrit të dëgjojë zërin e qytetarëve të cilët i ka zhytur në mjerim

Mijra njerëz në shesh. Fotot e tregojnë qartë madhështinë e kësaj proteste. Ashtu siç ishte paralajmëruar marshimi ka nisur rreth orës 12:00 nga sheshi “Skënderbej” në kryeqytet, për t’u ndalur përpara godinës qeveritare. Protestues nga e gjithë Shqipëria zbritën më 22 nëntor në shesh për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë, rritjen e taksave, papunësinë, varfërinë, rritjen e pasigurisë në vend etj.

BSPSH 081214 01 S BSPSH 081214 02 S BSPSH 081214 03 S
BSPSH 081214 04 S BSPSH 081214 05 S BSPSH 081214 06 S
BSPSH 081214 07 S BSPSH 081214 08 S BSPSH 081214 09 S
BSPSH 081214 10 S BSPSH 081214 11 S BSPSH 081214 12 S


Fjala e Presidentit të BSPSH-së në protestën e 22 Nëntorit
“Jemi sot këtu në këtë shesh për të protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kundër rritjes së akcizës së karburanteve, kundër reformës selektive në arsimin shqiptar dhe në shëndetësinë shqiptare, kundër pezullimit të  lejeve të ndërtimit që ka sjellë pasoja të pariparueshme duke nxjerrë me mijra punëtore të papunë nga industria e ndërtimit. Mos harro se angazhimet e tuaja, premtimet e tuaja të dhanë votën e 23 qershorit. Sot në këtë protestë, e cila është parë vetëm në vitin 1991 janë mbi 200 mijë pjesëmarrës qytetarë, punonjës, sindikalistë, të opozitës etj. Është mirë zoti Rama nga dritarja e kryeministrisë të dalësh të shikosh popullin që qeveris, që e ke çuar në mjerim. Unë sot në emër të anëtarëve të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, në emër të punonjësve dhe qytetarëve të kërkoj: Mbaj angazhimet e  23 qershorit, ndalo rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ndalo reformën selektive në arsim dhe në shëndetësi, ose largohu bashkë me qeverinë. Prandaj ne të bëjmë thirrje dhe njëherë reflekto, nese nuk reflekton duhet të largohesh si kryeministër i këtij vendi”.