Turqi, marrëveshje mes BSPSH, Konfederatës së Sindikatave turke HAK-IS dhe BSP Kosovë

Print
There are no translations available.

BSPSH Turqi 010216 01 L

Në Ankara të Turqisë, nënshkruhet marrëveshja midis Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Konfederatës së sindikatave turke HAK-IS dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Marrëveshja u firmos nga Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja, Presidenti i HAK-IS Mahmut Arslan, Presidenti i BSPK Haxhi Arifi. Kjo marrëveshje i shërben thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes konfederatave. Një organizim perfekt dhe një prıtje madhështore nga Konfederata turke HAK-IS. Aktiviteti i zhvilluar në Ankara të Turqisë, midis Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Konfederatës së sindikatave turke HAK-IS, është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kësaj të fundit. Duke prezantuar në këtë mënyrë edhe marrëveshjen e nënshkruar mes tre palëve, si edhe rëndësinë që ajo paraqet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre.

MARRËVESHJA    
Kjo marrëveshje bazohet në bashkëpunimin e vazhdueshëm midis tri sindikatave, bashkëpunim, i cili ka filluar herët dhe forcohet vazhdimisht duke u shtrirë deri në federatat e profesioneve dhe midis rajoneve në rrafshin horizontal. Turqia, Shqipëria dhe Kosova janë tre vende me një histori të përbashkët shekullore e evidentuar kjo në traditat dhe kulturat tona, që përkojnë me njëra-tjetrën dhe me të njëjtin besim dhe kulturë fetare. Nisur edhe nga pozitat e shtetit turk dhe të influencës që ai ka në Rajonin Ballkanik, BSPSH dhe BSPK e konsiderojnë Konfederatën e Punonjësve të Turqisë “Hakish” si partnerin dhe aleatin e tyre strategjik të rëndësishëm në lidhje me kontributin që kjo konfederatë jep në lëvizjen sindikaliste aziatike dhe atë botërore, si anëtare e Internacionales Botërore(ITUC). Nisur, gjithashtu, nga interesi i përbashkët i tri konfederatave anëtare të ITUC, “Hakish”, BSPSH dhe BSPK nënshkruajnë këtë marrëveshje, e cila do të kontribuojë në forcimin e lëvizjes sindikaliste në tre vendet tona. Kjo marrëveshje do të fokusohet në këto drejtime kryesore: 1. Arritjen e raporteve reciproke dhe bashkëpunimin e solidaritetin sindikalist midis tri konfederatave që në hartimin e strategjive dhe politikave sindikaliste e sociale dhe në zbatimin e fushatave dhe aksioneve të përbashkëta në mbrojtje të interesave të anëtarëve të sindikatave tona. 2. Shkëmbimin e për - vojave pozitive dhe standardeve në fushën e marrëdhënieve të punës. 3. Realizimin e programeve studimore për institucionalizimin e mëtejshëm të sindikatave tona dhe krijimin e marrëdhënieve institucionale, si dhe lobime të favorshme ndaj situatave, që mund të na paraqiten. 4. Hartimin nga stafet studimore dhe administrative të konfederatave tona të programeve studimore e statistikore për zbatimin e politikave sindikale në drejtim të tregut të punës, kërkesave të tij, uljes së varfërisë, luftën kundër punës informale dhe reformat në fushën e pensioneve. 5. Krijimin e mundësive më të mëdha të bashkë- punimit të rrjeteve tona të rinisë e të gruas, si asete të konfederatave tona, duke organizuar veprimtari të përbashkëta edukimi dhe seminare e trajnime, ku të shkëmbehet përvoja pozitive për të afruar sa më shumë të rinj e gra në rrjetet tona të rinisë e gruas për të garantuar një të ardhme të sigurt të sindikalizmit në vendet tona. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do të realizohet edukimi sindikalist në rang konfederativ dhe realizimi i projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, që do të sjellë një shkëmbim përvojash, eksperiencash, njohurishë që do t’i shërbejnë sindikatave tona, kjo do të realizohet nëpërmjet pjesëmarrjes së përbashkët në projektet e edukimit sipas këtyre problematikave: 1. Organizimi, funksionimi, ndërtimi strukturor, statutet e konfederatave të lidhura në marrëveshje dhe këmbimi i përvojave midis tyre. 2. Si tematika problematike për sindikalizmin mbarë botëror në ditët e sotme do të konsideronim njohjen dhe ndikimin në tregun e punës të sindikatave tona dhe bashkëpunimin me organet e tregut të punës për evidentimin e ofertës dhe kërkesës, si dhe përpjekjet për uljen e informalitetit, punën e denjë dhe rolin e kontratës kolektive. 3. Dialogu social dhe strukturat e tij. Ndikimi i dialogut në zbutjen e konflikteve sociale, roli i tij në negocimet kolektive, në negocimet e përfaqësuesve të grevës së punëtorëve me punëdhënësin, si dhe domosdoshmëria e funksionimit të organizmave të dialogut social në të gjitha nivelet e tij. 4. Partneriteti social, një hallkë e rëndësishme, që tregon nivelin e sindikatës dhe qenien e saj faktor në zhvillimet demokratike të vendeve tona. Përsa i përket trajnimeve specifike sipas federatave, kjo marrëveshje fokuson edukimin në federatat e minierave dhe të ndërtimit në: 1. Formimin profesional të punëtorëve të rinj dhe fokusimin në sigurinë dhe shëndetin në punë, masat për evitimin e rrezikut për jetën dhe aksidenteve, si dhe mbrojtjen e punëtorëve të këtyre sindikatave nga aksidentet në punë. 2. Lufta e sindikatës së minierave, argumentet dhe roli i sindikatës në arritjen e uljes së moshës së pensionit dhe vazhdimi i përpjekjeve për rritjen e dukshme të masës së pensionit. Federata e Arsimit: 1. Kontrata Kolektive dhe elementet përbërës të saj, si një kontratë model për zgjidhjen e problemeve socialekonomike në sektorin publik. Mbrojtja e arsimtarëve dhe përfitimi i benifiteve nga Kontrata Kolektive. 2. Reforma në arsim në Shqipëri, si po punohet nën sloganin kualifikim i më- suesve dhe sindikata përballë reformave selektive të qeverisë për ruajtjen e vendeve të punës. Federata e industrisë së lehtë: 1. Puna informale si një problem i pazgjidhur i kësaj industrie. Lufta e sindikatës për të hyrë më në thellësi të industrisë së Fasoneve, pasi ka nd/je në të cilat sindikata nuk është prezente. Nevoja e shkëmbimit të eksperiencave për rekrutimet në sindikatë. 2. Funksionimi i nd/jeve, kompanive me kapital të huaj dhe roli i sindikatës për marrëdhëniet me punëdhënësit e huaj, bazuar në legjislacionin vendas. Federata e grafikës dhe media 1. Media si një faktor, që influencon bindshëm në zhvillimet sindikale, përçon veprimtaritë e sindikatës, informon publikun dhe rrit ndjeshmërinë e sindikalistëve për të forcuar pozitën e sindikatave ndaj partnerëve të tjerë shtetit dhe punëdhë- nësit. Gjithashtu, paraqitja e dy temave studimore përgatitur nga pala shqiptare: 1. Minimumi jetik tregues i mirëqenies dhe i matjes së kufirit të varfërisë . 2. Reforma në fushën e pensioneve, reagime të BSPSH-së, kontestime të ligjit dhe ndryshime legjislative. A. Projekti do të zhvillohet në Ankara më 15 maj e në vazhdim nën drejtimin e “Hakish”; B. Projekti i dytë do të zhvillohet në Shqipëri në qytetin e Elbasanit; C. Projekti i tretë do të zhvillohet në Kosove në qytetin e Prishtinës. Detajet e këtyre projekteve dhe koha e zbatimit të tyre do të diskutohen në Ankara para nënshkrimit të marrëveshjes. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nga liderët e tri konfederatave shpreh vullnetin e të gjitha strukturave dhe organeve drejtuese të konfederatave tona për arritje dhe suksese në zhvillimet sindikaliste në vendet tona. Aktiviteti i zhvilluar në Ankara të Turqisë, midis Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Konfederatës së sindikatave turke HAK-IS, është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kësaj të fundit. Duke prezantuar në këtë mënyrë edhe marrëveshjen e nënshkruar mes tre palëve, si edhe rëndësinë që ajo paraqet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre.

BSPSH Turqi 010216 01 S BSPSH Turqi 010216 02 S BSPSH Turqi 010216 03 S
BSPSH Turqi 010216 04 S BSPSH Turqi 010216 05 S BSPSH Turqi 010216 06 S
BSPSH Turqi 010216 07 S BSPSH Turqi 010216 08 S