Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja dhe përfaqësuesit e sindikatave egjiptiane takohen me ministrin Blendi Klosi

Print
There are no translations available.

07 01 17 BSPSH Sind Egjyptiane 02 L

Më 1 Gusht 2016, Presidenti i BSPSH –së  Gëzim Kalaja u takua me ministrin e MSR Blendi Klosi. Së bashku me z. Kalaja në këtë takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues të sindikatave egjiptiane. Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri delegacionit të sindikatave të Egjiptit, ministri Klosi u shpreh se e vlerëson maksimalisht kontributin e BSPSH dhe presidentit Gëzim Kalaja në drejtim të dialogut social. Ndërsa Presidenti i BSPSH  Kalaja gjatë fjalës së tij e vuri theksin tek rëndësia që ka tryeza e bisedimeve mes partnerëve dhe tek kërkesa e BSPSH për paga dhe pensione dinjitoze. Ndërkohë përfaqësuesit e sindikatave egjiptiane pasi falenderuan ministrin për pritjen, deklaruan se bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me BSPSH-në  do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

07 01 17 BSPSH Sind Egjyptiane 02 S 07 01 17 BSPSH Sind Egjyptiane 01 S 07 01 17 BSPSH Sind Egjyptiane 03 S
07 01 17 BSPSH Sind Egjyptiane 04 S 07 01 17 BSPSH Sind Egjyptiane 05 S