KOMISIONI I KONTROLL-REVIZIONIT

Print
There are no translations available.

Është organ që miratohet në Kongresin e BSPSH-së dhe paraqet raporte periodike përpara  Asamblesë Kombëtare të BSPSH. Ai përbëhet nga një përfaqësues për çdo federatë dhe nga një përfaqësues nga BSPSH-ja, i cili do të jetë drejtues i këtij komisioni. Komisioni në mbledhjen e tij të parë mbasi prezantohet  me drejtuesin e komisionit (Kryetarin) zgjedh me shumicë votash Sekretarin e komisionit.
Si rregull Komisioni thirret në mbledhje të zakonshme nga Kryetari katër herë në vit dhe informon çdo gjashtë muaj Këshillin Kombëtar për konkluzionet e kontrollit për problemet financiare.
Në kontrollet e vëzhgimet që bën komisioni në federata duhet të ketë në përbërje të tij përfaqësuesin e zgjedhur nga federata.
Mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme kur në të marrin pjesë 50%+1 të anëtarëve të tij.
Komisioni, kur ushtron kontroll grupi  nuk mund të jetë më pak se tre anëtarë dhe drejtohet nga kryetari ose sekretari.
Komisioni ka të drejtë të kontrollojë zbatimin e detyrimeve financiare të çdo federate konform nenit 39 të Statutit të BSPSH-së, mirëadministrimin dhe  përdorimin e drejtë të këtij fondi, sipas përcaktimeve në statut ose vendimeve të organeve vendimmarrëse të BSPSH-së. Gjithashtu, komisioni ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi mënyrën e mbledhjes dhe të administrimit të kontributit sindikal të çdo federate, kur ka ankimim me shkrim drejtuar Presidentit të BSPSH-së nga çdo strukturë sindikale e federatës që nga niveli i ndërmarrjes dhe deri në qendër.  Në këto raste komisioni vihet në lëvizje vetëm nga Presidenti i BSPSH-së.