Më datë 2 Qershor 2012 SPM e rajonit të Fushë Arrëz - Pukë zhvilloi punimet e Konferencës Zgjedhore në kuadrin e zhvillimit të Kongresit të VItë të SPMSH .
- Në konferencë morën pjesë 50 delegatë më të drejtë vote të mandatuar nga Sindikata e minierave dhe ato të industrisë rajonale .
- Në konferncën zgjedhore të Fushë Arrëz - Pukë asistoi dhe Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja , si dhe të deleguarit të Këshillit Kombëtar të SPMSH z. Jonuz Gjetani dhe z. Ahmet Kateshi .
- Raporti në emër të sindikatës rajonale Fushë Arrëz e mbajti z. Vlash Toplani, i cili nëpërmjet këtij raporti pasqyroi aktivitetin disa vjeçar të seksionit sindikal të Fushë Arrëzit .Në raport u theksua dhe u vlerësua marrëdhëniet e mira të partneritetit dhe dialogut social me punëdhënësit e minierës dhe fabrikës , si dhe lidhja e 4 kontratave kolektive në rajonin e Fushë Arrëzit të cilat kanë influencuar pozitivisht në rritjen e numrit të punonjësve që kanë aderuar kohët e fundit në SPM me rreth 30 anëtar .
- Rreth problemeve kryesore të trajtuara në raport pati diskutime nga delegatët të cilët përveç vlerësimit të punës së bërë gjatë 4 vjeçarit për drejtuesit e sindikatës parashtruan dhe kërkesa të cilat u bënë pjesë e Rezolutës së Konferencës .
- Konferencën Zgjedhore të Sindikatës së Fushë Arrëzit e përshëndeti dhe Presidenti i SPMSH z. Gëzim Kalaja , i cili mbasi vlerësoi punën e mirë dhe veprimtarinë e drejtuesve të sindikatës rajonale të Fushë Arrëzit theksoi rëndësinë e vlerësimit dhe të realizimit të objektivave të Kongresit të Vtë të SPMSH , si dhe objektivat e drejtimet kryesore të politikës sindikale të SPMSH në planin politik-organizativ dhe social ekonomik për 5 vjeçarin e ardhshëm .
- Në emër të Bashkisë Pukë konferencën zgjedhore të Fushë Arrëzit e përshëndeti Nën/Prefekti i Pukës z.Mirosh Mardoda dhe në emër të firmës turke përshëndeti z.Hysen Qetikaja .
- Procedurën e votimit të konferencës zgjedhore të Fushë Arrëzit e monitoroi BSPSH në drejtimin e Sekretarit Organizativ z. Koço Jani .
- Delegatët e konferencës në mënyrë unanime zgjodhën z. Vlash Toplana Kryetar të Sindikatës së Rajonit Fushë Arrëz .
- Fjalën me rastin e mbylljes së Konferencës e mori kryetari i ri , i cili mbasi përshëndeti të gjithë delegatët e Fushë Arrëzit për besimin e treguar ndaj tij kaloi në votim Rezolutën e Konferencës si më poshtë vijon :
Shkarkoni te plote Rezoluten