Informacion mbi zhvillimin e punimeve të Konferencës Zgjedhore në fabrikën e Çimentos Fushë Krujë.

Print
Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të SPMSH mbajtur më 5.5.2012 në qytetin e Elbasanit , Sindikata e Pavarur e Çimentos Fushë Krujë më datë 15 Qershor 2012 në kuadër të zhvillimit të Kongresit të VItë të SPMSH zhvilloi Konferencën e saj zgjedhore .

Në konferencë morën pjesë 32 delegatë të mandatuar nga Sindikata e sektorëve , si ai i sillosit, furrat e pjekjes , ofiçina , elektriku , sektori i mirëmbajtjes , gurores dhe transportit .

Në konferencën zgjedhore të fabrikës së Çimentos Fushë Krujë asistoi Presidenti i SPMSH z. Gëzim Kalaja dhe të deleguarit e Kryesisë së Përgjithshme të SPMSH z. Sami Kariqi zv/President i SPMSH , z. Jonuz Xhetani ,zv/President për problemet organizative dhe z. Ahmet Kateshi , Kryetar i Sindikatës Rajonale Tiranë .

Raportin në emër të Sindikatës së Pavarur të Fabrikës së Çimentos Fushë Krujë e mbajti z. Alban Zalla , Kryetar i kësaj sindikate , i cili mbasi vlerësoi punën e mirë të Këshillit Sindikal për veprimtarinë 4 vjeçare shtroi përpara Konferencës objektivat dhe detyrat e Këshillit Sindikal për 5 vjeçarin e ardhshëm.

Konferencën e përshëndeti në emër të SPMSH Presidenti i saj z. Gëzim Kalaja , i cili pasi vlerësoi punën dhe veprimtarinë sindikale të Këshillit Sindikal të Fabrikës së Çimentos theksoi realizmin e detyrat të Kongresit të Vtë të SMPSH në të gjitha drejtimet veçanërisht ato të përmirësimit të kushteve të punës , të miratimit të akteve ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin , si dhe ato të ngritjes së pagës minimale dhe pagave në proceset e ndryshme të punës .

Një rëndësi të veçantë gjatë fjalës përshëndetëse z. Gëzim Kalaja i kushtoi vlerësimit të Akt-Marrëveshjes midis Qeverisë - Sindikatës dhe Punëdhënësve ku gjatë zbatimit të saj ka patur mjaft impakte pozitive jo vetëm për punonjësit në përgjithësi por edhe për bizneset dhe subjektet private sidomos në ruajtjen e pandryshueshme të çmimit të energjisë elektrike për një periudhë relativisht të gjatë , rritjes dy herë rradhazi të pagës minimale, etj.

Në fund të fjalës përshëndetëse , z. Kalaja i garantoi të gjithë delegatët e konferencës se objektivat dhe detyrat e kongresit të VI të të SPMSH do të realizohen me sukses duke patur një bashkëpunim dhe bashkërendim të ndërsjelltë të të gjithë strukturave sindikale nga niveli i bazës deri në qendër , gjithashtu u bëri thirrje delegatëve të zgjedhin kryesinë dhe kryetarin e ri të Këshillit Sindikal mbi bazën e normave demokratike që janë përcaktuar në statutin e SPMSH .

Konferenca kaloi në procedurën e vendimit në mënyrë korrekte duke zgjidhur Komisionin e Votimit në mënyrë demokratike nën monitorimin e të deleguarve të SPMSH.

Delegatët me shumicë votash zgjodhën në krye të sindikatës z. Genc Zalla .

Konferencën e shpalli të mbyllur kryetari i saj i cili mbasi vlerësoi besimin e delegatëve në detyrën e drejtuesit të sindikatës të fabrikës së çimentos kaloi për votim rezolutën e konferencës si mëposht :

docShkarkoni te plote REZOLUTEN