KONGRESI I VI-të I SINDIKATËS SË PAVARUR TË MINATORËVE TË SHQIPËRISË

Print
Kongresi-SPMSH-1-140912

Më datë 7-8 Shtator zhvilloi punimet në qytetin e Elbasanit në mjediset e Hotel “Imperial”, Kongresi i 6-të i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë . Në këtë Kongres merrnin pjesë delegatë nga të gjitha rajonet minerare, të çimentos dhe të Industrisë së rëndë të Shqipërisë.

Gjithashtu, në Kongres mori pjesë z. Manfred Warda , Sekretar i Përgjithshëm i IndustriAll Global Union dhe delegacione nga sindikatat mike.

Kongresi-SPMSH-2-140912Raportin dhe Rezolutën e Kongresit e mbajti President i SPMSH z. Gëzim Kalaja.

Në raport ai bëri një analizë të hollsishëm të situatës ekonomike dhe politike të vendit dhe gjendjen sociale të anëtarësisë të kësaj sindikate.

Zoti Kalaja trajtoi veprimtarinë e SPMSH nga Kongresi i 5-të deri në Kongresin e 6-të . Ai u ndal në sfidat që është ndeshur kjo sindikatë , me arritjet e saj , me vështirësitë dhe dialogun social.

Një vend të rëndësishëm zuri në raport funksionimi i jetës së brendshme të SPMSH, gatishmëria e lidershipit për të përmbushur nevojat në rritje të anëtarësisë, përpjekjet për zgjidhjen e shumë problemeve sociale me të cilat ndeshen sot punëtorët shqiptarë në përgjithësi dhe ato të sektorit minerar, të çimentos e industrisë së rëndë në veçanti.

Protesta e madhe e zhvilluar së fundmi që rrëzoi vendimin e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për taksën doganore, e cila rrezikonte mbylljen e fabrikave të çimentos në Shqipëri. Raporti përshkohej nga fryma e kërkesës për arritje te mëtejshme , vlen të shënohen arritjet e kësaj sindikate gjatë 20 viteve të funksionimit të saj.

Rezolutën e Kongresit të 6-të të SPMSH-së ,e cila është një program i madhë punë gjatë periudhës në vazhdim ,po e botojmë në gjuhën shqipe dhe angleze.

Kongresin e përshëndeti edhe z. Manfred Warda, i cili vuri në dukje vlerat e SPMSH-së dhe lidershipit të saj z. Kalaja . Ai , gjithashtu, solli në Kongres përshëndetjet e 50 milion anëtarëve të IndustriAll Global Union.

Kongresin e përshëndetën edhe delegacione mike.

Kongresi-SPMSH-3--140912
Më pas Presidenti i SPMSH i dha dekoratën e lartë që SPMSH i akorodon me vendim të Këshillit Kombëtar z. Manfred Warda , duke e shpallur atë Anëtar Nderi i SPMSH-së . Gjithashtu , 3 minatorëve veteran

z. Bektash Skira

z. Besim Doku

z. Shim Saliu ( pas vdekjes) dhe 2 veprimtarëve të dalluar të kësaj sindikate

z. Vlash Toplana dhe z. Myftar Xhetani.

Kongresi i 6-të i SPMSH i zhvilloi punimet me entuziazëm dhe besim në të ardhmen.
Me vota unanime u rizgjodh President i SPMSH z. Gëzim Kalaja .

docShkarkoni te plote Rezoluten