SINDIKATA E PUNONJËSVE TË TIPOGRAFISË SË SHQIPËRISË

Print

E krijuar më 12 Dhjetor te vitit 1990 fillimisht në Shtypshkronjën Tirana e më pas në shtypshkronjat e tjera. Ka vepruar deri në vitin 1994 nën juridiksionin e BSPSH-se dhe më pas është organizuar në nivel kombëtar e njohur juridikisht nga vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë nr. nr.4 dt .10.04.1995.

Programi dhe qëllimet :
- Të hartojë , miratojë në Kongres e të zbatojë Statutin e saj .
- Të luajë rolin e avokatit për tipografët që janë të anëtarësuar në SPTSH.
- Të pajisë çdo shtypëshkronjë me kontratën kolektive të punës.
- Të realizojë edukimin e aktivit të zgjedhur dhe të anëtarësisë së saj.
- Të njohë tregun e punës dhe të ndihmojë në formimin profesional të punëtorëve të tipografisë .
- Të ketë marrëdhënie solidariteti me sindikatat e tjera brenda BSPSH-së dhe jashtë saj .
- Të zbatojë e marrë pjesë në veprimtaritë e BSPSH, UNI Graphical Europe , UNI International ku është anëtare me të drejta të plota .

E drejta e anëtarësimit : Anëtarësia ka të drejtë të kërkojë llogari e të kontribuojë për zbatimin e Statutit të SPTSH. Ka të drejtë të jap mendime dhe të kërkojë të drejta dhe përmirësim të mirëqënies së saj nga Kontrata Kolektive e punës. Gjithashtu, ka të drejtë të zgjedhë drejtuesit e sindikatës dhe të zgjidhet në drejtimin e sindikatës .Anëtarësia e SPTSH ka të drejtë të revokojë të zgjedhurit , kur ata nuk zbatojnë Statutin dhe nuk kryejnë funksionet e tyre .

Shtrirja sindikale e SPTSH është në të gjithë territorin e Shqipërisë por e përqëndruar rreth 85% në Tiranë , ku është numri më i madh i shtypshkronjave .

Kontrata e nivelit të parë ka funksionuar 5 vjet me grup përfaqësuesish të punëdhënësve më të rëndësishëm . Tashmë Shoqata e Punëdhënësve të tipografisë ende nuk është miratuar dhe kontrata nuk është lidhur për këtë vit.  Janë lidhur 13 kontrata të nivelit të dytë .

Strukturat drejtuese :
- Kongresi
- Këshilli kombëtar
- Presidenti
- Zv/Presidenti
- Këshilli Sindikal i Ndërmarrjes

Selia : Rruga e Kavajës , Ish-Ndërmarrja Gjeologjike - Tiranë .
Presidente zj. Hiqmete Daja