SINDIKATA E PAVARUR ELEKTRO-ENERGJITIKE SHQIPTARE

Print

Është sindikatë e organizuar në nivel kombëtar e njohur juridikisht nga vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë nr.751  datë 06.03.2001 .

Programi dhe qëllimet : SPESH është organizatë sindikale e pavarur që bashkon gjithë punonjësit e sistemit elektro-energjitk  për të mbrojtur të drejtat ekonomike -sociale -juridike të anëtarëvë të saj .

Sindikata elektro-energjtike  Shqiptare synon të realizojë interesat e anëtarësisë së saj në kushtet e një shoqërie demokratike dhe pluraliste që punon për prosperitetin , për përmirësimin e nivelit të jetesës dhe rritjes së dinjitetit kombëtar të shqiptarëve . SPESH shpreh qartë në Statut dhe programet e saj mbrojtjen me mjete ligjore demokratike dhe kushtetuese të interesave ekonomike sociale dhe juridike të anëtarësisë së saj . Ajo punon për realizimin e të drejtave në marrëdhëniet e punës , të shpërblimit , të mbrojtjes nga diskriminimi , të zbatimit të legjislacionit të punës në kuadrin e dialogut social nëpërmjet aksioneve sindikale të negocimeve, si dhe formave të tjera demokratike .

E drejta e anëtarësimit : Në SPESH mund të anëtarsohen të gjithë punonjësit  e elektro-energjitkës shqiptare  .Anëtarësimi i çdo punonjësi bëhët nëpërmjet kërkesës me shkrim pranë organizatës sindikale të qendrës së punës ose në strukturat sindikale të rrethit.

Shtrirja sindikale e SPESH  bëhet sipas strukturës administrative të Kompanisë  KESH, të  Kompanisë OST dhe CEZ Shpërndarjes.  

Strukturat drejtuese :

- Kongresi
- Këshilli kombëtar
- Presidenti
- Zv/Presidenti
- Sekretar i Përgjithshëm
- Këshillat Sindikal të Kompanive
- Këshillat Sindikal të nivelit të bazës

Selia: Pranë Kompanisë KESH.
  
Presidenti z. Njazi Sinani