“Puna informale në disa sektorë të ekonomisë si ndërtimi, hoteleria, gazetaria, konfeksionet dhe lufta për rekrutimin e anëtarësisë si dhe bashkëpunimi me institucionet përkatëse për të influencuar në uljen e treguesve të punës informale”

Print

Seminari u zhvillua në qytetin e Fierit, në datën 4 Qershor 2012.

Në këtë seminar morën pjesë 28 sindikalistë nga qyteti i Fierit dhe Lushnjes, kryesisht kryetarë dhe anëtarë të këshillave drejtuese rrethit dhe të sindikatave të ndërmarrjevearsimit, shëndetësisë, transportit, telekomit etj. Merrnin pjesë gjithashtu edhe 2 përfaqësuese nga Zyra e Punësimit e rrethit të Fierit.
Në këtë veprimtari, nëpërmjet temave të përgatitura nga Departamenti i Edukimit i BSPSH-së, pjesëmarrësit u njohën me problemet e informalitetit në shkallë vendi, si dhe në Qarkun e Fierit, me strategjinë e BSPSH –së për zvogëlimin e punës së zezë, si dhe me rolin që luan BSPSH në zhvillimin e dialogut social me partnerët socialë dhe me Qeverinë, për uljen e treguesve të punës informale.

Për të nxitur pjesëmarrjen në diskutimin e problemeve të informalitetit u zhvillua edhe një punë në grup, ku pjesëmarrësit trajtuan rolin e sindikatës për luftën kundër punës informale nëpërmjet nënshkrimit të kontratave kolektive të nivelit të dytë, evidentuan avantazhet e të punësuarve në punë formale në krahasim me ata në punë të zezë, si dhe evidentuan të drejtat që jep legjislacioni i punës për punëmarrësit , për të gëzuar një punë dhe pagë të denjë.

SEMINAR RAJONAL I FINANCUAR NGA FONDACIONI FRIEDRICH EBERT  STIFTUNG