Pikat e Paktit Social te realizuara

Print
pakti-social-kapak-2Pakti i Mirëkuptimit Social me Qeverinë është gjithnjë në vëmendjen e palëve.
Në paragrafin III , Përmirësimi i nivelit të jetesës së punonjësve nëpërmjet :
Pika 3  që flet për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi në raport të drejtë me masën e rritjes ekonomike u realizua , paga minimale u rrit në 20 000 lekë nga 19 000 lekë , miratuar nga Partnerët Social , Qeveri , Sindikata , Punëdhënës në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës të datës 12-07-2011 .
Pika 5  lidhur me energjinë elektrike është realizuar . BSPSH ka bërë një luftë të vazhdueshme duke kundërshtuar me ngulm rritjet e herëpasherëshme  të energjisë elektrike .
Me shumë përpjekje u arrit vendosja e këtij problemi në paktin Social të lidhur me Qeverinë .
Në muajin Shkurt 2011 u deklarua që nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike  dhe kjo konsiderohet një realizim i pikës 5 të këtij Pakti .
BSPSH është në bisedime me Qeverinë për pikën 2 dhe 4 të Paktit Social që do të realizohen deri në fund të mandatit të saj .
Pika 2  trajton problemin e rritjes së pagave të punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë të “Plotësimit  të zotimit për rritjen e pagave të punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë, të pensioneve të qytetit dhe fshatit  dhe balancimit të pagave dhe pensionve  , sipas profesioneve , deri në fund të mandatit qeveritar “.
Ndërsa Pika 4  të miratimit të projektligjit “ Për trajtimin e veçantë të punonjësve të profesioneve të vështira “ , projektligj i cili së shpejti do t’i kalojë Kuvendit të Shqipërisë pas konsultimit që ka bërë BSPSH dhe Sindikatat e interesuara me Ministrinë e Ekonomisë.
Ndryshimet e

Ndryshimet e ligjit të propozuara nga BSPSH do të formulohet për t’u bërë të gatshme për Qeverinë, gjithashtu BSPSH shtoi në Këshillin Kombëtar të Punës edhe hartimin e amendamenteve për Ligjin 10 237 dt. 18-02-2010 “ Per Sigurinë dhe Shëndetin në Punë “.