Keshilli Kombetar i BSPSH

Print

Ju informojmë se dje më datë 19 -03-2012 zhvilloi punimet Këshilli Kombëtar i BSPSH në drejtimin e Presidentit të BSPSH  z.Gëzim Kalaja.
Në takim u trajtuan probleme të rëndësishme organizative dhe u diskutuan gjerësisht problemet e krizës botërore dhe kriza në Shqipëri gjë që ka influencuar në shkrutimin e vendeve të punës në shumë ndërmarrje të industrisë së rëndë. Nga Presidenti Kalaja j’u bë prezent Këshillit Kombëtar  raporti i Sekretares së Përgjithshme mbajtur në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të PERC në Bruksel më datë 5 Mars 2012 dhe mbi bazën e këtij raporti Këshilli Kombëtar miratoi ndërtimin e strategjive afatgjata për përballimin e krizës dhe ruajtjen e vendeve të punës. 
Departamenti i Edukimit i BSPSH po zhvillon seminare me të gjitha strukturat e profesioneve dhe të rajoneve me tema shumë të rëndësishme në lidhje me aktivitetin e lëvizjes punëtore .