Seminar Rajonal zhvilluar në rrethin e Burrelit financuar nga fondacioni Friedrich Ebert Stiftung

Print

Tema:” Roli i partnerëve socialë, punëdhënës dhe punëmarrës, si dhe i Qeverisë i ndikuar nga efektet e krizës botërore, pasojat e së cilës janë një kërcënim serioz për ekonominë shqiptare ”.

Veprimtaria u zhvillua në  datën  8 Maj    2012

Në këtë seminar  morrën  pjesë  30 sindikalistë, kryesisht   kryetarë të sindikatave të  të ndërmarrjeve të sektorit të  minierave, arsimit, ujësjellësit, të postës,të energjitikës, të Uzinës së ferrokromit, të OST  etj,si dhe anëtarë të këshillit drejtues të sindikatave të rrethit të Matit. Gjithashtu mernin  pjesë edhe përfaqësues nga Zyra e Punës Mat.
Në këtë veprimtari  u trajtuan  problemet e krizës financiare  globale, pasojat e saj në ekonominë botërore,  duke u ndalur në mënyrë të veçantë në influencat e kësaj krize në ekonominë e vendit tonë dhe  roli që duhet të luajnë sindikatat   për të rritur bashkëpunimin me punëdhënësit  nëpërmjet  rritjes  së ndjeshmërisë sociale në kushtet e krizës, duke u ndalur në zbërthimin e strategjisë së BSPSH-së,  si dhe  të rekomandimeve të  PERC-ut për detyrat e sindikatave në kushtet aktuale  social-ekonomike.
Gjithashtu, u trajtuan edhe  probleme të tregut të punës të këtij rrethi, si dhe problemet që kanë të bëjnë me funksionimin më të mirë të dialogut social në nivel lokal me  Zyrën e Punës dhe punëdhënësit për kontraktimet kolektive dhe  për formimin profesional në kuadër të organizimit dhe funksionimit të kurseve dhe shkollave profesionale, brenda biznesit  privat .

Në këtë veprimtari merrte pjesë  edhe  Presidenti i BSPSH-së, zoti Gëzim Kalaja, i cili u ndal në mënyrë të veçantë në strategjinë dhe përpjekjet e BSPSH-së për të ndërtuar një dialog sa më konstruktiv me partnerët socialë, në nivel qëndror dhe lokal,  për të ruajtur stabilitetin ekonomik, mbrojtjen  e vendeve të punës, të nivelit ekzistues të pagave, si edhe rolin e sindikatës në kohë krizash. etj.