KËSHILLI KOMBËTAR BSPSH 2013

Print

KËSHILLI-KOMBETAR-BSPSH-2013Më datë 05-02-2013 në selinë e BSPSH u mblodh Këshilli Kombëtar i BSPSH  nën drejtimin e Presidentit të BSPSH z. Gëzim Kalaja me rend dite :

1. Raportim nga kryetarët e federatave përbërëse të BSPSH bazuar ne nenin 31 të Statutit të BSPSH:

2. Raportim nga kryetarët e këshillave sindikal të rretheve të BSPSH bazuar në nenin 28 të statutit të BSPSH:

3.Raportim nga forumet e Gruas dhe të Rinisë së BSPSH bazuar në nenin 23 të statutit mbi aktivitetet e zhvilluara nga këto forume , mënyra e organizimit të rrjetit dhe hartimi dhe zbatimi i programeve gjatë vitit 2012.

Me frymën e përgjegjësisë raportuan veprimtarinë e tyre vjetore të gjitha federatat pjesëtare të BSPSH dhe strukturat rajonale. U evidentuan problemet serioze mbi veprimtarinë e BSPSH për përballimin e sfidave dhe problemeve sociale të punëtorëve shqiptar. U hodhën piketat e veprimtarive për këtë vit , i cili është dhe viti i zgjedhjeve në strukturat federative të BSPSH .

Mbas diskutimeve , President i BSPSH bëri konkluzionet e mbledhjes dhe kërkoi nga strukturat e BSPSH që ky vit të shënoi strategjinë gjithëpërfshirëse të sindikalizmit shqiptar në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimin e mëtejshëm të problemeve të tyre sociale.