Shtator 2014, Kongresi i VI I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë

Print

Mblidhet Asambleja Kombëtare

Shtator 2014,  Kongresi i VI I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë   
 
KALAJA: BSPSH e gatshme për dialog dhe Pakt Social me Qeverinë
Mblidhet-Asambleja-Kombëtare1-0913
"Asgjë e keqe nuk  e gjen  ekzekutivin shqiptar nëse  do të pranojë tavolinën e bisedimeve. Ne jemi të prirur për dialogun, por jemi po aq të vendosur dhe për protestën dhe jemi të zot ta bëjmë atë. Strategjia jonë ka një zgjidhje: arritjen e rezultateve nëpërmjet tavolinës së bisedimeve. Dhe ne e ftojmë publikisht z. Rama të dialogojmë, ashtu siç ai ka deklaruar para dhe gjatë fushatës elektorale se do të merrte kontakt me grupet e interesit në Shqipëri, dhe me organizatat faktorë. Ja ne jemi BSPSH-ja. Ne e kemi hedhur dorezën z. Kryeministër, Ju kemi dërguar platformën tonë ekonomike që pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ne presim kontaktin me Ju dhe me strukturat tuaja  për të marrë në diskutim dhe për të shqyrtuar të gjithë platformën ekonomike që ka paraqitur BSPSH. Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave  politike, gjithë faktorit shqiptar, të bëjmë një Pakt Kombëtar me objektiv integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në familjen e madhe europiane dhe njëkohësisht bërjen e reformave  të cilat do të përmirësojnë jetën e shqiptarëve"

Në mjediset e Hotel “Tirana International” u mblodh më 12 tetor 2013, Asambleja Kombëtare e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Asambleja i zhvilloi punimet sipas kësaj procedure: Verifikimi i mandateve të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare sipas listës, hapja e mbledhjes dhe prezantimi i rendit të ditës:
Miratimi i strategjisë dhe i politikave që do të ndjekë BSPSH-ja në kuadrin e zbatimit të platformës social-ekonomike paraqitur qeverisë së re dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, referuar nga Presidenti i BSPSH, z. Gëzim  Kalaja;  Njohja me projekt-vendimin për thirrjen e Kongresit të VI të BSPSH-së, referuar nga Presidenti BSPSH, z. Gëzim  Kalaja; Njohja me  projekt- programin  dhe udhëzimet e  zhvillimit të fushatës zgjedhore  në strukturat sindikale të BSPSH-së në kuadrin e Kongresit të VI të saj;  Njohja me projekt- vendimet  mbi shtesat dhe ndryshimet e statutit të BSPSH-së, referuar nga Sekretari Organizativ Koço Jani.
Në  mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Presidenti i BSPSH, z. Gëzim Kalaja shpalosi strategjitë dhe politikat që do të ndjekë BSPSH, në kuadrin e zbatimit të programit social- ekonomik.
Mblidhet-Asambleja-Kombëtare2-0913
   
FJALA E PLOTE  E PRESIDENTIT  TE BSPSH GEZIM KALAJA NE MBLEDHJEN E ASAMBLESE KOMBETARE
Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe kryetarë të seksioneve nga të gjitha rrethet, qarqet dhe prefekturat. Për BSPSH, ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm, jetësor, strategjik, dhe politik për 4- vjeçarin e ardhshëm.
Asambleja Kombëtare e BSPSH, mblidhet pas rrotacionit politik në Shqipëri. Më 23 qershor vota e popullit shqiptar i dha të drejtën forcave të majta për të qeverisur me mandatin 4- vjeçar Shqipërinë dhe qytetarët e Shqipërisë.  BSPSH si pjesë e rëndësishme e lëvizjes sindikaliste shqiptare, si një faktor kryesor në të gjithë problematikat që kalon vendi ynë, si një nga ambasadoret më të shkëlqyera, ka dhënë kontributin maksimal, me të gjitha institucionet ndërkombëtare, të BE, KiE,  KE  dhe DASH, që Shqipëria, vendi ynë, pavarësisht nga konfliktualiteti politik, të përfitonte marrjen e statusit të vendit kandidat. Kjo në politikën tonë ndërkombëtare, ka qenë pikësynimi kryesor dhe ne nga kjo sallë në emër të Asamblesë Kombëtare të BSPSH-së dhe të gjithë anëtarësisë dhe punonjësve të Shqipërisë, i bëjmë thirrje politikës shqiptare të lërë menjëanë konfliktualitetin, të punojmë bashkë me parlamentit shqiptar për aplikimin e reformave që ka kërkuar BE. Të bëjmë ato reforma të cilat do të sjellin përmirësime dhe ndryshime të ndjeshme në jetën e shqiptarëve në rritjen e tyre ekonomike, për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, të cilat janë detyrat kushtetuese për çdo qeveri qe e ka drejtuar, e drejton dhe do ta drejtojë në të ardhmen, sepse kjo është vota që të ka dhënë  populli. Eshtë detyrim kushtetues që çdo shqiptari t’i sigurosh vendin e punës, të bësh zhvillimin e vendit që nëpërmjet këtij zhvillimi të vijë përmirësimi i kushteve social – ekonomike që çdo shqiptar i dëshiron, i ka dëshiruar dhe do t’i dëshirojë për familjen dhe fëmijët e tij. Kjo është strategjia e BSPSH dhe jo lufta me njëri- tjetrin, sepse lufta që fillon nuk mbaron atëhere kur do t’i!. Duke patur konfliktualitet politik, do të mbeten pas dore përmirësimi i kushteve sociale dhe ekonomike të punonjësve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave  politike, gjithë faktorit shqiptar, të bëjmë një Pakt Kombëtar me objektiv integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në familjen e madhe europiane dhe njëkohësisht bërjen e reformave  të cilat do të përmirësojnë jetën e shqiptarëve.  Ne siç e kemi deklaruar, do ta mbështesim qeverinë, siç kemi mbështetur të djeshmen dhe atë që do të vijë, në të gjitha ato reforma të cilat përmirësojnë jetën e shqiptarëve dhe e çojnë Shqipërinë drejt Europës. Por, do të qëndrojmë fort, në konstatimet dhe kundërshtimin në mendim dhe veprim, ndaj ligjeve të mbrapshta që mund të miratohen nga ligjvënësit shqiptar, pra nga parlamenti, të cilat bien ndesh me interesat e botës së punës, me interesat e qytetarëve shqiptarë dhe me interesat e punonjësve të Shqipërisë. Kjo do të jetë strategjia jonë e sotme dhe në të ardhmen. E kemi paraqitur këtë strategji në platformën tonë tashmë të bërë të ditur forcave politike kryesore, PD, LSI, PS pas zgjedhjeve të 23 qershorit, duke respektuar verdiktin e popullit shqiptar dhe votën e tyre. Platforma e paraqitur është hartuar nga departamentet e specializuara të BSPSH-së e gërshetuar kjo dhe me mendimet e botës akademike. Mund të them se kjo platformë ekonomike e miratuar më 22 dhjetor 2012, para fushatës elektorale, është një program i qartë, bindës, intelegjent dhe shumë i favorshëm për punonjësit e Shqipërisë dhe njëkohësisht dhe të mundësive që ka Qeveria për realizmin e këtij programi. Kjo duhet vlerësuar si Marrëveshja e ardhshme me qeverinë shqiptare. Vetëm atëherë, mendoj se qeveria shqiptare ka filluar zbatimin e programit të saj ekonomik të paraqitur gjatë fushatës elektorale dhe të miratuar në parlamentin e Shqipërisë. Ne e kemi bërë prezent programin tonë, ka votën dhe miratimin e Asamblesë Kombëtare, ka miratimin e të gjithë antarësisë së BSPSH. Institucioni i BSPSH është institucioni më modern i mendimit për programet ekonomike që i janë paraqitur jo vetëm kësaj qeverie, por dhe qeverive të tjera me të cilat ne kemi arritur marrëveshje të rëndësishme, duke mos gjykuar dhe duke mos paragjykuar se cila qeveri është në krye. Dua të kthehem pak prapa në histori, për t’i dhënë me këtë rast përgjigje dhe disa të tjerëve të cilët i ha meraku se si do të shkojë puna e BSPSH me qeverinë e majtë. Unë po ju deklaroj se puna e BSPSH, e të gjithë juve, e punonjësve, e qytetarëve, do të shkojë mirë, do të shkojë pozitivisht, sepse gjatë fushatës elektorale lidershipi i qeverisë së sotme ka shprehur gjithë vullnetin dhe dëshirën për të përmirësuar jetën e punonjësve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Mbi bazën e angazhimeve të marra, ne do t’i kërkojmë qeverisë shqiptare mbajtjen e premtimeve të bëra publike gjatë fushës elektorale dhe të paraqitur në parlament nga Kryeministri, në mënyrë që të respektojnë votën e qytetarëve që i dhanë të drejtën për të qeverisur vendin. Kjo është shumë e rëndësishme sepse asnjë qeveri, nuk duhet të tallet, të mashtrojë, pas marrjen së votës. Ne nuk mund të paragjykojmë se angazhimet e qeverisë dhe të kryeministrit Rama para elektoratit shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare nuk do të realizohen gjatë mandatit 4 –vjeçar. Sipas nesh, dhe me propozimin tonë, platforma jonë ekonomike do të shërbejë si Akt-Marrëveshja e ardhshme të cilën ne presim të nënshkruhet midis BSPSH dhe Qeverisë, në mënyrë që t’i hapet rruga funksionimit të dialogut social dhe respektimit të partneritetit. BSPSH ka historinë e saj, e cila fillon në dhjetorin e  1990-ës, për t’u finalizuar në maj - qershor 1991. Më 18 maj ne festuam 22 vjetorin e grevës së përgjithshme. Janë data të cilat për vetë kohën, realitetin dhe faktet historike, nuk mund të përsëriten më në Shqipëri. Ka vetëm një fitore, ajo e 22 marsit e finalizuar kjo me ardhjen e demokracisë, pluralizmit dhe lirisë së shqiptarëve. Mbi bazën e kësaj, BSPSH  ka kontribuuar në mënyrë të vendosur, ka patur shumë realizime në saj të dialogut me të gjitha qeveritë që kanë ardhur gjatë 22 vjetëve. Ne kemi respektuar partneritetin dhe dëshirën për dialog, duke njohur tavolinën e bisedimeve si e vetmja zgjidhje nga ku mund të përfitojnë punonjësit e Shqipërisë dhe qytetarët shqiptare. Dhe kjo është konkretizuar dhe me Akt- Marëveshjen e fundit që është lidhur me 15 shkurt 2011 dhe që për ne dhe për qeverinë, bazuar në legjislacionin shqiptar, duhet të jetë në fuqi. Tashmë rezultatet dhe efektet e atij Pakti Social i dijnë të gjithë qytetarët dhe punonjësit e Shqipërisë. Rritja e pagave në arsim, në shëndetësi, rritja e pensioneve, dhe rritja e pagës minimale. Më kryesorja, mbajtja në mënyrë konstante e çmimit të energjisë elektrike. Ne kërkojmë që ky çmim duhet të vazhdojnë të mbahet në këto nivele bazuar kjo në akt-marrëveshjen e nënshkruar mes organizatave faktorë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Punës dhe Qeverisë shqiptare. Të mos harrojmë se kjo akt-marrëveshje është përmendur dhe në Progres- Raportin e BE si një fitore e rëndësishme e forcave demokratike në Shqipëri, një fitore e cila ka zhvilluar më tej dialogun social, fitore e cila nëpërmjet bisedimeve ka patur rezultate, pa harruar dhe pa përjashtuar këtu protestën, që është arma e solidaritetit dhe një e drejtë universale jo vetëm të një organizate sindikaliste siç është BSPSH-ja, por qoftë dhe një qytetari të vetëm. Pra strategjia jonë do të jetë dialogu, do ta zhvillojmë atë në të gjitha tavolinat për të shfaqur mendimet tona, konseguencën tonë, bazuar domosdoshmërisht mbi realitetin dhe mundësitë që ka sot Qeveria. Kemi përdorur të njejtën stategji me çdo qeveri dhe kjo ka sjellë fitoren për BSPSH. Të respektosh partnerin është një nga detyrat kryesore, një nga themelet dhe shtyllat e demokracisë, të respektosh tavolinën e bisedimeve do të thotë të pranosh kompromisin dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne jemi të prirur ndaj kompromisit, për të sjellë fitoren, për të sjellë rezultatet. Arritjet tona do të thellohen padyshim dhe gjatë këtij 4 –vjeçari. Në konteksin e dialogut social dhe tavolinës së bisedimeve, BSPSH-ja ka vepruar në përputhje më të gjitha vendimet e Kongresit e V- të, të saj. Mendoj se ka qenë një ndër armët më efikase në arritjen e rezultateve. BSPSH i ka kushtuar dhe do t’i kushtojë rëndësi nënshkrimit të kontratave kolektive, sepse ato janë “Kushtetutë” për punonjësit e Shqipërisë.
Ka patur rritje të pagave, në saj të vendosmërisë suaj dhe të lidershipit të gjithë profesioneve që bëjnë pjesë në BSPSH. Eshtë fakt që ka një sjellje të patolerueshme dhe dashakeqe nga persona që nuk gjenden në këtë sallë,  të cilët vazhdojnë të përgojojnë sindikatat shqiptare. BSPSH-ja nuk është ankuar ndonjëherë për pjesëmarrjen e anëtarëve të saj dhe të qytetarëve në protestat që ajo ka zhvilluar. Kanë qenë më mijëra punonjës në sheshe, nuk flas për 1991 se atëhere i ngrinte  koha. Po ju kthej pas në kohë. BSPSH ka protestuar për çështjen e krizës energjetike në Shqipëri, ku ka zhvilluar 15 protestat e saj në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë, të cilat kanë tronditur nga themelet ekzekutivin dhe politikën shqiptare. Ne protestuam me sheshin e Vlorës pas 1997-ës ku asnjë forcë politike nuk kishte zhvilluar akoma as edhe një miting të vetëm në Sheshin e Flamurit. Ne kemi bërë të mundur që të dërgojmë për herë të parë në historinë e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar  ekzekutivin në qytetin e Shkodrës për krizën energjetike. Shkodra në atë kohë kishte vetëm dy orë drita. Kemi protestuar në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi  60 mijë qytetarëve në shesh, kemi protestuar në Berat. Po ashtu, kemi protestuar për të mbrojtuar punonjësit e fabrikave të çimentos, kemi protestuar në qytetin e Burrelit, ku kurrësesi nuk mund të harrohet marshimi legjendar për të mbrojtur minatorët dhe metalurgët e Burrelit. Kemi arritur rezultate. Nuk i kemi zhvilluar protestat dhe grevat për të dështuar, siç kanë dështuar të tjerët. Protestat dhe grevat i kemi zhvilluar atëhere ku ka munguar dëshira për dialog dhe të imponuar nga mungesa e tavolinës së bisedimeve, gjë të cilën nuk duam ta mendojmë se mund të imponohemi sot nga kjo qeveri, me të cilën BSPSH do të jetë shumë transparente, shumë komunikuese,  për të çuar përpara zhvillimin e vendit, për të marrë pjesë dhe ajo në çeshtjet e aplikimit të reformave në Shqipëri.
Mblidhet-Asambleja-Kombëtare3-0913

Strategjia e BSPSH

Mbrojtja e vendeve të punës të arsimtarëve, të punonjësve të shëndetësisë, dhe gjithë profesioneve të tjerë që janë anëtare ose jo të BSPSH. Ne duhet të japim mendimet dhe propozimeve tona bindëse dhe argumentuese ekzekutivit, forcave politike dhe parlamentit.
Eshtë shumë i rëndësishëm Pakti Kombëtar pa dallim pikëpamjesh politike. Le të merret parasysh vetëm një interes shumë i madh, interesi kombëtar, interesi i qytetarëve shqiptarë. Kjo do të bënte të mundur që Shqipëria të zhvillohet dhe të ecë përpara. Koha kalon dhe mandati shkon drejt përfundimit. Nëse ke punuar do ta marrësh votën e shqiptarëve, nëse s’ke punuar do të ndëshkohesh.  Pra, duhet pakt kombëtar i gjithë forcave politike, i sinqertë, për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar. Bindjet politike le t’i mbajnë në partitë e tyre dhe për t’i aplikuar në momentin e votimit. Në BSPSH nuk bëjnë pjesë vetëm anëtar të forcave të djathta në Shqipëri, bëjnë pjesë nga të gjitha forcat dhe bindjet politike, të cilët ne i respektojmë. Ne do ta respektojmë qeverinë shqiptare, po aq sa ajo do ta respektojë BSPSH-në. Nëse ky respekt do mungojë, nëse vëmendja e ekzekutivit shqiptar do mungojë, do të dijmë në momentin e duhur për t’u përgjigjur, ashtu siç e din dhe  siç vepron BSPSH, në përputhje me legjislacionin shqiptar, për mbrojtjen e institucionit tonë, antarësisë tonë, historikut tonë.
 BSPSH nuk është repart ushtarak, ajo merr urdhër dhe urdhërohet vetëm nga baza sindikaliste, vetëm nga strukturat vendimmarrëse të saj. Askush nuk mundet ta rreshtojë BSPSH për interesat e veta. Ajo ka vetëm një interes madhor dhe kjo është mbrojtja e interesave të punonjësve të Shqipërisë, mbrojtja e arsimtarëve nga reforma që mund të ndërmerret. Kjo arrihet nëpërmjet kontratave kolektive dhe personalitetit të sindikatës përballë ekzekutivit shqiptar. Kjo duhet të jetë strategjia dhe fryma që duhet të përshkrojë edhe Kongresin e SPASH.
Ne do të mbështesim dialogun dhe tavolinën e bisedimeve, nëse ato dështojnë jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo vendimi që do të ndërmarrin strukturat vendimmarrëse të federatave që bëjnë pjesë në BSPSH. Pra, ju takon atyre për të marrë vendimet përkatëse dhe neve me solidaritetin tonë do t’i mbështesim maksimalisht, për parandalimin e veprimeve të padrejta që mund të ndërmerren në drejtim të punonjësve të Shqipërisë.
 
Politika e ardhshme e BSPSH      
 
BSPSH pas zgjedhjeve të 23 qershorit i ka bërë prezent politikës programin  e saj ekonomik i cili është miratuar ne Asamblenë Kombëtare më 22 dhjetor  2012. Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e bisedimeve për arritjen e rezultateve dhe miratimin e kërkesave të BSPSH. Në  këtë rast ne nuk përjashtojmë kërkesat e sindikatave të tjera që janë në Shqipëri, sepse se kemi atë të drejtë.  Me këtë rast, dua t’i them qeverisë shqiptare se sindikatat nuk janë shoqëria civile, për të cilët ne kemi një respekt të veçantë për mbrojtjen që i  ato i bëjnë të drejtave universale të njeriut dhe të individit. Nuk mundet kurrësesi nocioni “sindikatë” të zëvendësohet apo të futet në përbërje të shoqërisë civile. Nuk është shoqëria civile ajo që përfaqëson punëmarrësin shqiptar, ato që përfaqësojnë punëmarrësit janë sindikatat, vetëm ato mund t’i mbrojnë punonjësit e Shqipërisë. Shoqëria civile ka politikëbërje tjetër, nuk ka asnjë bashkëpunim me punëdhënësin, qoftë dhe me qeverinë shqiptare, në lidhje me profesionin e qytetarëve shqiptare. Prandaj, neve nuk mund të na fusin në kuadrin e shoqërisë civile.  
Zonja dhe zotërinj!
Në takimin e zhvilluar me z. Fyle personalisht i kam deklaruar se nuk mund të futen sindikatat në përbërje të shoqërisë civile dhe se ky është një gabim taktik dhe politik. Fyle është shprehur pro argumentimit bindës që ne i bëmë në takimin me Komisionin Europian. Këtë gjë ia kemi transmetuar dhe z. Barroso dhe znj. Doris Pak dhe në kontaktet që kemi patur me përfaqësues të DASH qoftë në SHBA dhe në Shqipëri. Shoqëria civile ka mision tjetër dhe sindikatat kanë mision tjetër. Padyshim që aleancat midis shoqërisë civile dhe BSPSH-së mund të veprojnë në momente të veçanta për të mbrojtur individin apo të drejtat që i shkelen një qytetari, një organizate, apo një veprimi të kundraligjshëm që mund të ndërmarrë Parlamenti. Por, jo që shoqëria civile të njësohet me sindikatat, ky është një gabim shumë i madh.
Mblidhet-Asambleja-Kombëtare4-0913

Dialogu social
 
Nuk është e vërtetë që dialogu social ka munguar gjatë 8 viteve të fundit në Shqipëri. Jo çdo gjë “ekrani” i politikës duhet ta nxijë. Sigurisht që janë bërë gabime. Por, unë mund të them se dialogu social ka funksionuar në të gjitha hallkat e saj dhe për këtë ka fakte. Ka një Pakt Kombëtar të nënshkruar mes organizatës së punëdhënësve dhe punëmarrësve të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave.  Kjo ka ardhur si rezultat i përpjekjeve në mënyrë konstante dhe konseguente të BSPSH dhe organizatave të punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës, që të realizohej ky pakt. Nga kjo sallë Asambleja Kombëtare e BSPSH para se të nënshkruhej ky pakt ka protestuar në Tiranë, para Ministrisë së Punës. Kjo protestë dhe dialogu i zhvilluar në KKP solli  si rezultat nënshkrimin e Akt Marrëveshjes më 15 shkurt 2011 dhe s’ishte viti elektoral. Ju i dini realizimet që janë bërë, sigurisht që në ato realizime ka qenë dhe dëshira e qeverisë padyshim, sepse pa dëshirën e qeverisë, pa mundësinë e qeverisë nuk mund të bëhet asnjë arritje. Siç mund të ndodhë dhe sot, me programin tonë ekonomik apo me angazhimet që ka marrë qeveria shqiptare, ku  pa dëshirën e saj dhe pa mundësinë e saj nuk mund të arrihen gjërat. Duhet të jemi të arsyeshëm dhe të vëmendshëm që kërkesat t’i bëjmë në mënyrë të arsyetueshme brenda kornizës dhe kuadrit të mundësive të ekzekutivit shqiptar. Nëse ne do të bëjmë kërkesa të paarsyeshme, për të kërkuar rritjen e pagës 100 për qind apo 200 për qind dijeni mirë se sindikata ka dështuar, sepse janë krejt të pamundura mundësitë. Por, ne do të kërkojmë në mënyrë konstante, që të realizohen kërkesat tona ekonomike.
-Asgjë e keqe nuk  e gjen  ekzekutivin shqiptar nëse  do të pranojë tavolinën e bisedimeve. Ne jemi të prirur për dialogun, por jemi po aq të vendosur dhe për protestën dhe jemi të zot ta bëjmë atë. Strategjia jonë ka një zgjidhje: arritjen e rezultateve nëpërmjet tavolinës së bisedimeve. Dhe ne e ftojmë publikisht z. Rama të dialogojmë, ashtu siç ai ka deklaruar para dhe gjatë fushatës elektorale se do të merrte kontakt me grupet e interesit në Shqipëri, dhe me organizatat faktorë. Ja ne jemi BSPSH-ja. Ne e kemi hedhur dorezën z. Kryeministër, Ju kemi dërguar platformën tonë ekonomike që pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ju kemi bërë urimin si kryeministër, dhe ne presim kontaktin me Ju dhe me strukturat tuaja  për të marrë në diskutim dhe për të shqyrtuar të gjithë platformën ekonomike që ka paraqitur BSPSH. Nuk do të thotë që në tavolinën e parë të ketë dakortësi. Ne do të dijmë, kemi eksperiencën për të menaxhuar të gjitha kërkesat tona, ne njohim mundësitë e ekzekutivit dhe do të kërkojmë ato që janë më emergjente dhe që ju keni mundësi t’i bëni ato. Dhe kjo futet brenda në kuadrin dhe të programit tuaj që keni paraqitur para shqiptarëve. Dëshira e BSPSH është zhvillimi i dialogut. Ne nuk do të ndërmarrim protestë. Nëqoftëse ndonjërin në ekranet e TV e ha meraku se s’ka mbështetjen e BSPSH për të protestuar, BSPSH-në nuk e ha hiç meraku për t’i kërkuar atyre mbështetje nëqoftëse BSPSH do të protestojë. Sepse është e zonja dhe e ka treguar veten gjatë 22 vjetëve për të protestuar dhe për të arritur rezultate, por rezultatet më të mira i ka patur në tavolinën e bisedimeve, dhe në zhvillimin e dialogut social. Historia ka treguar se është BSPSH ajo që ka patur rezultatet më të mira gjatë 22 viteve të pluralizmit shqiptar, sepse realizimet e saj kanë qenë në shkallë kombëtare. Le të dalë qoftë dhe një sindikatë tjetër, apo organizatë, e cila ka arritur rezultate në rang kombëtar në interes të punonjësve të Shqipërisë si BSPSH. Kjo është sindikata, dhe detyrimisht në politikën e një sindikate, pika më kulmore e të gjithë aktivitetit të saj është arritja e nënshkrimit të kontratës kolektive dhe të akt- marrëveshjes me qeverinë e vendit tënd. Ky është rekomandimi i BE, KE, i KiE i DASH. Ne nuk kemi armikun tek porta, ne kemi një qeveri e cila ka dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, ne duhet të respektojmë votën e shqiptarëve. Bindjet politke le t’i demonstrojmë tek kutia e votimit. Ne duam përmirësimin e jetës së shqiptarëve, kjo është strategjia dhe bindja politike e BSPSH për këtë katërvjeçar. Do të bashkëpunojmë me qeverinë, në të gjitha reformat që do të ndërmarrë, të cilat janë në interesin e Shqipërisë dhe punonjësve të Shqipërisë, dhe do të qëndrojmë fort dhe të vendosur kundër të gjitha ligjeve, të gjithë atyre reformave që mund të aplikohen të cilat godasin dhe përkeqësojnë interesat e anëtarëve të BSPSH, interesat e punonjësve të Shqipërisë, të qytetarëve të Shqipërisë dhe të vendit tonë. Mendoj se nuk mund të ketë transparencë më të madhe se sa transparenca që të ofron, partneritetin që të ofron, mundësinë që të ofron BSPSH-ja, një nga faktorët kryesor të sindikalizmit në Shqipëri, një nga forcat kryesore e cila për 22 vjet ka dhënë kontributin e saj maksimal në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, në lirinë e shqiptarëve, në reformimin e Kodit të Punës, në reformimin e legjislacionit shqiptar. Nga kanë ardhur këto?!. Këto kanë ardhur të gjitha nga zhvillimi i dialogut. Të mos harrojmë që BSPSH është anëtare e Konfederatës Botërore, e PERC dhe vëzhguese në Konfederatën Europiane të Sindikatave për arësye se Shqipëria nuk është anëtare e familjes europiane. E vetma gjë që na pengon ne për të qenë anëtar i këtij organizmi. S’është faji as i popullit dhe as i BSPSH-së. Prandaj bëra thirrje më lart për një Pakt Kombëtar të gjithë forcave politike dhe të gjithë faktorit shqiptar, në mënyrë që të punohet në drejtim të përmirësimit të jetës së shqiptarëve. Kjo do të ishte arritja më e madhe, pavarësisht se kush është në qeveri. Këtu janë interesat e kombit, përballë këtyre interesave, çdo interes tjetër duhet të lihet menjëanë. Le ta mbajë koston politike të këtij propozimi për të mirën e shqiptarëve dhe të kombit tonë BSPSH. Ne jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që na takojnë për kapërcimin e krizës e cila ka trokitur në të gjitha tryezat e shqiptarëve. Po që të marrësh përsipër përgjegjësitë, duhet respektuar partneriteti. Duhet që qeveria të zhvillojë tavolinën e bisedimeve, dialogun social, i cili të jetë në vazhdimësi. Ne do të luftojmë në mënyrë konseguente, pa ndalur asnjëherë që nga unë e deri tek kryetari i sindikatës në bazë, për lidhjen e kontratës kolektive, për mbrojtjen e të drejtës dhe lirive sindikale.  Ne kërkojmë nga kryeministi Rama, funksionimin  e KKP, sepse që nga muaji maj ka mbaruar mandati i Këshillit Kombëtar të Punës i “Parlamentit” të punëtorëve ku sindikatat mund të shprehin, apo mund të konstatojnë të gjithë problematikën që ndjejnë punonjësit e Shqipërisë, problematikat që kanë sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve. Asnjë kontakt nuk ka deri tani qoftë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë apo nga ekzekutivi për riformatimin e KKP që BSPSH e ka kërkuar në mënyrë konstante dhe urgjente. Eshtë një detyrim ligjor i cili rrjedh nga nënshkrimi i konventave ndërkombëtare me ILO-n, ku Shqipëria është anëtare.  Për fatin e mirë të sindikatave shqiptare ish Sekretari i  Përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave Guy Ryder sot është Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s i cili është shumë i interesuar për çështjen e riformatimit të KKP në Shqipëri. Ne nuk jemi nga ato që kur janë TV në KKP shajnë qeverinë dhe kur ikin TV e ngrejmë në qiell dhe i bëjnë monument kryeministrit dhe ministrave. Jo BSPSH është konstante dhe konseguente në mendimet e saj, Ne mbajtëm qëndrimin tonë dhe ndaj qeverisë së kaluar, siç do të mbajmë qëndrimin tonë dhe ndaj kësaj qeverie. Dhe ku është puna për të thënë fjalën sigurisht që do ta themi dhe për ato që ishin dhe për këto që janë. BSPSH do të njohë kontributin e seicilit individ në Shqipëri, kontributet e tyre historike për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Të mohosh historinë nuk pranohet nga asnjë shqiptar.  BSPSH ka historinë e saj që në dhjetor 1990, për të kulmuar në 1991. Ajo organizoi takimin me rastin e 22 vjetorit të grevës së përgjithshme më 18 maj, dhe ka qenë një nga aktivitetet e saj brilante dhe më të shkëlqyera, aktivitet që i dha BSPSH  edhe njëherë, të vërtetën historike në dorë për atë që ajo ka bërë në vitin 1991. Meqënëse nuk e thonë të tjerët do ta themi ne: BSPSH dhe SPMSH janë asetet e kombit shqiptar, të demokracisë në Shqipëri, e lirisë së shqiptarëve. Ashtu siç është lëvizja e studentëve të dhjetorit 1990, po aq e rëndësishme është greva e përgjithshme e BSPSH, po aq i rëndësishëm është aksioni brilant i grevës së minatorëve të Tiranës që solli përmbysjen e regjimit të kaluar. Kryeministri Rama i di mirë këto fakte dhe e njeh shumë mirë forcën dhe kontributin e BSPSH. Prandaj siç e thashë më lart “topi është në fushën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, ne jemi të predispozuar me të gjithë forcën dhe bindjen tonë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në drejtim të interesave të punonjësve dhe të vendit”. Kjo mbledhje e asamblesë, mendimi juaj, platforma politike dhe ekonomike e BSPSH, është një ndihmë dhe mbështejtje shumë e madhe për ekzekutivin  shqiptar, për politikën shqiptare dhe një kontribut shumë i madh për aplikimin e reformave në Shqipëri gjë që do të përshpejtonte antarësimin e Shqipërisë në BE.
Mblidhet-Asambleja-Kombëtare5-0913

Thirrja për unifikimin e sindikatave shqiptare në një të vetme

Do t’u bëja një thirrje të gjitha sindikatave shqiptare pa dallim bindjesh politike dhe ngjyrash, që BSPSH është e gatshme në çdo moment, të ngrihet një grup koordinator me përfaqësues nga të gjitha sindikatat që janë faktore në Shqipëri për organizmin e një Kongresi të përbashkët.
Ky Kongres të zgjedhë presidentin e këtij kuvendi të madh sindikalist. Këtu le të lihen mjënjëanë interesat personale të njërit apo tjetrit,  aty do të tregohet se në cilin drejtim dhe se tek kush organizatë dhe tek cili individ kanë besim punonjësit e Shqipërisë pavarësisht nga  anëtarësimet e tyre dhe bindjet politike. Ne jemi të gatshëm për ta futur këtë në Rezolucionin e Kongresit të 6- të të BSPSH. Asgjë nuk e tremb BSPSH dhe lidershipin e saj, sepse ajo e ka treguar me konseguencën që ka për riorganizmin në tërësi dhe thellësi të lëvizjes sindikaliste në Shqipëri. Kjo do të ishte guri i provës se sa t’i mund të kontribuosh për sindikatën dhe për punonjësit e Shqipërisë. Kjo është thirrja dhe mesazhi që bën BSPSH për të bërë të mundur unifikimin e sindikatave në Shqipëri në një sindikatë të vetme përballë ekzekutivit shqiptar, ligjvënësit, në mënyrë që të kemi mundësinë që me këtë bashkim t’i dalim zot fateve të punonjësve të Shqipërisë.
BSPSH nuk është paçavure që të dalë në protestën e 1 majit, siç kanë dalë të tjerët me 5 veta!!!!!. Apo në protesta të tjera aq sa më mblidhen mua kur shkoj tek berberi për t’u qethur”. E thashë këtë që të mos i hajë meraku drejtuesit e sindikatave  të tjera se si do t’i shkoi halli BSPSH-së.  Po ju jap një fakt tjetër. Në kohën e qeverisë “Nano”, BSPSH nënshkroi marrëveshjen e cila ka qenë historike, pse e them këtë!. Sepse akt marrëveshjen që nënshkruam me qeverinë  më 15 shkurt 2011, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë nuk e nënshkroi, sepse priste urdhërin politik. Shiko çfarë paradoksi është midis nesh dhe atyre. Kur Partia Demokratike e Shqipërisë, forca, aleatja e BSPSH, gjendej në manifestimet dhe mitingjet e saj me slloganin “Nano Ik”, BSPSH nënshkroi në emër të interesave të punonjësve të Shqipërisë dhe të antarëve të saj marrëveshjen historike me kryeministin Nano. Pavarësisht se Gëzim Kalaja personalisht mbajti koston politike të kësaj marrëveshje. Me këtë tregoi se përballë interesave të punonjësve dhe të antarëve të saj BSPSH nuk mund të rreshtohet me urdhëra, as s’është repart ushtarak. E kundërta ndodhi me Konfederatën, nuk pati guximin të nënshkruante akt marrëveshjen . Ne sot kemi qeverinë e majtë, BSPSH e akuzuar për bindje të djatha dhe mirë bëjnë që na e thonë,  do të nënshkruajë në momentin e duhur me ekzekutivin shqiptar për interesat e punonjësve të Shqipërisë, për të mirën e Shqipërisë dhe të mirën e shqiptarëve. Me këtë definicion të fundit mendoj se kam thënë dhe mendimin tuaj. Dua t’iu garantoj se BSPSH do të jetë në këmbë, “vriteni” frikën, frikë nuk duhet të ketë tek anëtarët e  BSPSH. Do të jem me ju në çdo aksion, në çdo moment që do ta kërkoi interesi i BSPSH dhe i punonjësve të Shqipërisë. Unë nesër mund të jem në punët e mija, por ju siguroj se nuk do të ketë forcë lëvizëse në botë të më largojë nga rreshtat e BSPSH.
 
Në lidhje me zhvillimin e Kongresit të 6 të BSPSH  
 
Në muajin shtator 2014 do të zhvillohet Kongresit i  6 të  i BSPSH, i cili do të rikonsolidojë akoma më tepër të gjitha strukturat vendimmarëse dhe organizative të BSPSH do të bëjë të mundur, hartimin e Rezolucionit të BSPSH e cila do t’i prijë të gjitha antarësisë, Federatave të BSPSH dhe punonjësve të Shqipërisë. Sekretariati  i Organizimit të BSPSH po merr të gjitha masat në përputhje me Statutin e BSPSH, në funksion të Konferencave dhe Kongreseve te gjithë federatave, të gjithë rajoneve dhe prefekturave.
Me propozim të Presidentit të BSPSH e apikuar kjo për herë të parë në historinë e sindikalizmit shqiptar, Presidenti i BSPSH duhet të votohet nga e gjithë anëtarësia sindikaliste e BSPSH. Unë si President i BSPSH me të drejtën që më jep Statuti, historia ime, lufta ime në krye të sindikalizmit shqiptar, i propozoj Asamblesë Kombëtare që Presidenti të votohet mundësisht nga e gjithë antarësia dhe në votim të marrin pjesë 250 seksione të BSPSH që kanë prapa antarësinë e tyre. Pra të mos jetë e drejta ekskluzive e atyre delegatëve që janë në sallën e Kongresit, por e seksioneve që përfaqësojë gjithë antarësinë e BSPSH, sepse vetëm atëhere do të kishte funksionim të demokracisë së brendshme. Duhet t’i sigurohet kandidaturave të tjera të njejtat privilegje dhe mundësi që ka presidenti aktual i BSPSH që të shpalosin programin e tyre. Vetëm kështu mund të ketë funksionim të demokracisë, vetëm kështu do të ketë konsolidim të lidershipit të BSPSH së. Nëse unë kam mendim për të kandiduar, kjo është një kosto për mua. Por unë e pranoj këtë sfidë. E pranoj sepse nësë kam punuar dhe antarësia e BSPSH e ndien se Gëzim Kalaja ka qenë në krye të detyrës, jam i bindur se do të votohem, nëse s’kam punuar do të respektoj votën e anëtarëve të BSPSH. Prandaj duhet vota e gjithë antarësisë së BSPSH së e gjithë seksioneve të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipëisë, në mënyrë që ajo të çertifikohet në Kongresin e VI-të. Nuk ka përse të trembet askush në lidhje me këtë variant të ri, formë të re, politikë të re, për votimin e Presidentit të BSPSH.   

Në fazën e dytë të Asamblesë, Sekretari Organizativ, z. Koço Jani shtroi para anëtarëve të asamblesë projekt-vendimet, të cilat u miratuan në mënyrë unanime,si më poshtë :

  1. Thirrja e  Kongresit të VI të  zakonshëm të BSPSH-së,  në muajin Shtator 2014.
  2. Miratimi i shtesave dhe ndryshimeve për nenin 10 pika 2 , për nenin 11 paragrafi 4, për nenin 14 paragrafi i fundit, për nenin 36 paragrafi i fundit me vendim të Asamblesë Kombëtare  të cilat hyjnë në fuqi më datën 13.10.2013.
  3. Miratimin e  projekt-shtesave dhe ndryshimeve në Statutin e BSPSH-së për nenet 13 paragrafi i fundit, neni 15 paragrafi 2, neni 17 paragrafi 2, neni 36 paragrafi 2, neni 39 paragrafi 3, të cilat do t’i paraqiten për miratim Kongresit të VI të BSPSH-së.

Në parashtrimin e projekt-programit dhe rregullave për zhvillimin e fushatës zgjedhore në strukturat sindikale të BSPSH, z. Koço Jani njohu të gjithë anëtarët e Asamblesë me synimet e fushatës dhe fazat e zhvillimit të cilat i konkretizoi si më poshtë vijon:

Synimet e fushatës

Faza  përgatitore

Do të jetë faza përgatitore për hapjen e fushatës zgjedhore dhe marrjen e masave organizative në strukturat sindikale përkatëse.

•   Faza  e Parë: Janar 2014   - Shkurt 2014

 Zgjedhjet në organizatat sindikale të  bazës, ndërmarrje, shkolla, institucion, kriteret dhe procedurat përkatëse, si dhe organizimi i zgjedhjeve në seksionet sindikale të rretheve.

•    Faza e  Dytë: Mars 2014   - Prill 2014

Konferencat zgjedhore te rretheve.

•    Faza e Tretë Maj 2014  - Qershor 2014

Zhvillimi i Konferencave ose e Kongreseve federative.

•    Masat përgatitore për zhvillimin e Kongresit të VI të BSPSH-së

Pasi anëtarët e Asamblesë Kombëtare të BSPSH u njohën me procedurat dhe fazat e zhvillimit të fushatës në mënyrë unanime miratuan programin e  zhvillimit të fushatës zgjedhore të strukturave sindikale të BSPSH-së  Nëntor  2013 – Shtator 2014  në kuadrin e  zhvillimit të Kongresit të VI të saj.