Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH dhe BSPK.
Presidenti i BSPSH-së zoti Gëzim Kalaja dhe Presidenti i BSPK zoti Haxhi Arifi në një ceremoni të thjeshtë nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje nënshkruan të ardhmen e sindikatave tona që do të punojnë , luftojnë e lobojnë së bashku në përmirësimin e problemeve sociale të anëtarësisë sonë , në forcimin e rrjetit të Rinisë dhe Gruas dhe forcimit të strukturave e forumeve të Konfederatave tona nëpërmjet edukimit dhe shkëmbimit të përvojave pozitive.
Klikoni ketu per te shkarkuar Marrëveshja e Bashkëpunimit të BSPSH dhe BSPK.