Minatorët 55 vjeç në pension

Print

Minatoret-55-vjec-ne-pension221114-01-LARGE

Parlamenti miratoi Projektligjin “ Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”

Parlamenti i Shqipërisë miratoi uljen me 5 vjet të moshës së daljes në pension për të gjithë minatorët, nga 60 vjeç në 55 vjeç. Projektligji, u miratua me 78 vota pro dhe asnjë kundër, Do të përfitojnë gjithsej 3840 minatorë. Realizohet kështu kërkesa shumëvjeçare e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë dhe BSPSH-së. Sipas këtij ligji kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie si punonjës të minierave, në nëntokë, punonjësit, të cilët: a)arrijnë moshën 55 vjeç; b) kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në miniera, në nëntokë. Përjashtohen nga kushtet e vendosuara në shkronjën “ b” të këtij neni, ish punonjësit e nëntokës që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr 8685, Dt 09.11.2000, “për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët do të përfitojnë pension sipas këtij ligji kur të arijnë moshën 55 vjeç dhe të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë (përfshirë këtu edhe periudhën e trajtimit të veçantë financiar), nga të cilat, jo më pak se 11 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në minera, në nëntokë. 

Minatoret-55-vjec-ne-pension221114-03-S Minatoret-55-vjec-ne-pension221114-01-S Minatoret-55-vjec-ne-pension221114-02-S
     
Minatoret-55-vjec-ne-pension221114-04-S Minatoret-55-vjec-ne-pension221114-05-S Minatoret-55-vjec-ne-pension221114-06-S
     




Ministri Erion Veliaj në Parlament falenderon Presidentin e BSPSH Gëzim Kalaja  
“ Ju e dini shumë mirë që sindikatat në Shqipëri gjithashtu kanë afilime politike. Disa sindikata janë më afër PD-së dhe se kjo nuk përbën asnjë problem. Është i vetmi  rast kur sindikatat në Shqipëri të cilat nuk bien dakort me asgjë dhe kundërshtojnë njëra- tjetrën për çdo  gjë. Eshtë i vetmi rast ku të gjitha sindikatat, Gëzim Kalaja i pari që e ka propozuar  në fakt këtë variant që ne aprovojmë sot dhe të gjitha sindikatat e tjera kanë qenë dakort me këtë projektligj. Unë i kam dëgjuar edhe propozimet e opozitës. Sigurisht, ish- ministri i Financave dhe ministrat e tjerë të opozitës nuk e kishin mbledhur Këshillin Kombëtar të Punës për dy vjet. Ne KKP e kemi mbledhur 8 herë për një vit. Dhe një nga vendimet e mëdha të KKP ku në bashkëpunim me 7 ministrat, sindikatat dhe punëdhënësit është dakortësuar ky variant i propozuar nga sindikata që përfaqëson Gëzim Kalaja. Kështu që unë sot dua ta falenderoj atë,  jemi kundërshtarë në shumë prej bindjeve,  por jemi bashkëpunëtorë  në këtë propozim që sjellim sot”.

Elbasan/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë
Këshilli Kombëtar i SPMSH  i mbledhur në Elbasan më 08.11. 2014, përshëndeti deputetët dhe të gjithë ata që kontribuuan që të realizohej ulja e moshës së pensionit në 55 vjeç për minatorët. Ndërkohë  Presidenti i SPMSH dhe njëkohësisht i BSPSH, z. Gëzim Kalaja bëri prezent në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kërkesat e tjera që do t’i adresohen  Qeverisë.

Ja kërkesat e SPMSH  

Arkivi i SPMSH,  ja emrat e minatorëve që përfitojnë

Shënim: Përveç kësaj liste, ka dhe një numër të konsiderueshëm minatorësh që i plotësojnë kriteret.