Mblidhet Këshilli Kombëtar, miratohet analiza 6-mujore e veprimtarisë së strukturave sindikale të BSPSH-së

Print

Keshilli Kombetar 210116 01 L

Këshilli Kombëtar i BSPSH analizoi punën 6-mujore, situatën politike, atë ekonomike, detyrimet e strukturave ndaj bazës sindikaliste, lidhjen e kontratave kolektive dhe zbatimin e tyre, kontratat e reja. Në këtë mbledhje u përcaktua dhe strategjia e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 6-mujorin e dytë të vitit 2015.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Presidenti i BSPSH-së u shpreh se këto muaj që lamë pas kanë qenë të vështira për shqiptarët për shkak të situatës politike dhe konfliktualitetit në parlament. Gjithashtu, z. Kalaja u ndal gjatë edhe në eksodin e shqiptarëve drejt vendeve Shengen, duke theksuar se ka si motiv humbjen e perspektivës në Shqipëri dhe mungesën e vullnetit politik të qeverisë dhe forcave politike për ta nxjerrë vendin nga ky kolaps, i cili është i padëshirueshëm për shqiptarët dhe për ata që po ikin.

“Largohen se janë të papunë dhe nuk kanë me se të jetojnë. Në fushata elektorale partitë ‘vjelin’ votat e shqiptarëve dhe më pas premtimet mbetën vetëm në letër e për pasojë, situata sa vjen dhe rëndohet”, – deklaroi më tej Presidenti i BSPSH.

Pasi ka analizuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, kreu i BSPSH e informoi gjithashtu Këshillin Kombëtar edhe për takimin që ai pati me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, takim i cili u zhvillua 1 orë e 30 minuta para se të mblidhej Këshilli Kombëtar i BSPSH-së.

Sipas tij, takimi ishte shumë poizitiv dhe se konsiderata e ministrit për BSPSH-në ishte shumë e lartë. Në këtë takim u trajtuan një seri problematikash. U trajtua kërkesa e Presidentit të BSPSH-së, Gëzim Kalaja që të përfitojnë ulje të moshës së pensionit në 55 vjeç të gjithë minatorët e gjeneratës së 1995-ës që kanë dalë në pension të parakohshëm. Tre ditë para se të zhvillohej ky takim, Presidenti i BSPSH dhe i SPMSH, Gëzim Kalaja në mbledhjen e Bordit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dorëzoi kërkesën që të përfitojnë ulje të moshës së pensionit në 55 vjeç kjo kategori minatorësh, kërkesë e cila u fut në proces verbalin e kësaj mbledhje.

Sipas z. Kalaja, kjo kërkon mund dhe sakrifica nga ana e BSPSH-së, ndoshta më të madhe se ajo e realizimit të uljes së moshës së pensionit në 55 vjeç, por siguria qëndron tek vullneti dhe forca e BSPSH dhe SPMSH për ta realizuar këtë angazhim të madh. Po ashtu, në takim u shtrua dhe kërkesa e BSPSH për pagën minimale, u diskutua dhe përsa i përket punës informale.

“Takimi me ministrin Klosi ishte shumë pozitiv shumë i vlerësueshëm dhe se është bërë një punë shumë e madhe nga ana e BSPSH-së dhe në lidhje me çështjen e nënshkrimit të Kontratës Kolektive mes Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, tha z. Kalaja.

Më tej, Presidenti i BSPSH prezantoi para anëtarëve të Këshillit Kombëtar informacionin mbi zbatimin e detyrimeve statutore për 6- mujorin e parë të vitit 2015 nga drejtuesit e sindikatave të rretheve dhe rajoneve. Sekretariati i Organizmit të BSPSH  më 20 qershor të vitit 2015 mbi bazën e porosive të dhëna nga Presidenti i BSPSH-së, si dhe në funksion të zbatimit të detyrimeve statutore u ka drejtuar të gjithë drejtuesve të rretheve dhe rajoneve udhëzimin për përgatitjen e informacionit mbi aktivitetin sindikal të zhvilluar deri më qershor të vitit 2015 dhe plotësimin e formularëve të anëtarësisë sindikale dhe gjendjes së kontratave kolektive. Në bazë të informacioneve të ardhura në BSPSH, Presidenti i BSPSH-së prezantoi para anëtarëve të Këshillit Kombëtar aktivitetin sindikal, plotësimin e formularëve të anëtarësisë, kontratat kolektive dhe masat për rinovimin e tyre  për çdo rreth. Në zbatim të udhëzimit të dhënë drejtuesve të federatave për të paraqitur informacionin për 6-mujorin e parë të vitit 2015, Kalaja prezantoi në Këshillin Kombëtar edhe të dhënat për çdo federatë. Po ashtu, ai paraqiti dhe tabelën e llogaritjes së grumbullimit të kuotave sindikale nga federatat për 6-mujorin e parë të vitit 2015 dhe detyrimet financiare të tyre ndaj BSPSH-së dhe shumën e derdhjeve sipas viteve.

Në fund, Këshilli Kombëtar miratoi analizën 6-mujore të veprimtarisë së strukturave sindikale të BSPSH-së.

Keshilli Kombetar 210116 01 S Keshilli Kombetar 210116 02 S Keshilli Kombetar 210116 04 S
Keshilli Kombetar 210116 05 S Keshilli Kombetar 210116 03 S