25 vjet me pare ne mars 1991 u themelua BSPSH , sindikate e cila lindi ne kushtet e diktatures komuniste si domosdoshmeri per permbysjen e saj dhe per te shprehur ne vazhdimesi mbrojtjen e e interesave social ekonomike te punonjesve ne kushtet e nje shoqerie pluraliste demokratike.
Ne kete kuader Keshilli Kombetar i BSPSH mori vendimin per te festuar kete eveniment te rendesishem ne dt. 26.03.2016 ne Tirane ku moren pjese mbi 1000 perfaqesues te strukturave sindikale te profesioneve dhe strukturave sindikale Rajonale si dhe themelues te BSPSH ne vitin 1991.
Ne kete ngjarje te rendesishme ishin te ftuar perfaqesues te pushtetit qendror dhe vendor, perfaqesues te opozites, te sindikatave homologe, perfaqesues te organizatave te punedhenesve dhe te shoqerise civile. Gjithashtu ishte ftuar Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise z. Blendi Klosi, por nuk ishte prezent per shkak se ndodhej me sherbim ne SHBA.
Konferencen e nderuan me pjesemarrjen e tyre perfaqesues te organizatave Sindikale nga vende te ndryshme te Europes.
Konferenca u hap me Dokumentarin e BSPSH, i cili tregon historine e levizjes Sindikale ne vitin 1991, si dhe perpjekjet e BSPSH dhe Sindikates se Pavarur te Minatoreve te Shqieprise per permbysjen e regjimit komunist.
Greva e Urise e Minatoreve te Valiasit, ku 17 minatore midis tyre dhe Presidenti Gezim Kalaja u futen ne Minieren e Valiasit per liri a vdekje. Ky akt sublim solli pluralizmin politik ne Shqiperi dhe demokracine.
Pas dokumentarit te BSPSH u shfaqe video - mesazhi i ardhur nga AFL - CIO si nje bashkepunetore per mbeshtetjen e BSPSH dhe SPMSH ne luften per liri dhe demokraci.
Ne kete ngjarje te rendesishem u shfaq video – mesazhi nga Sekretarja e Pergjithshme e ITUC znj. Sharan Burrow, qe u mireprit nga grate sindikaliste per mbeshtetjen e vecante te ITUC dhe BSPSH.
Pas ketyre mesazheve shume te rendesishme qe percollen shume emocion tek te gjithe anetaret, fjalen e rradhes e mbajti Presidenti i BSPSH z. Gezim Kalaja, duke bere nje ekspoze te veprimtarise 25 vjecare te BSPSH si dhe objektivat kryesore mbeshtetur ne politikat e ITUC dhe Direktivat e BE per periudhen 2016 - 2020.
Ne kete event percolli urimet e saj znj. Enisa Salimovic si perfaqesuese e ITUC - PERC, z. Tomas Cook si ish-perfaqesues i Sindikatave Angleze ne vitin 1991, perfaqesuesi i UIL (Itali) z. Giovanni Firera, z. Mahmut Arslan(HAKISH), z Xhemal Bakindi(TOLEYIS), z. Haxhi Arifi(BSPK), z. Ali Yalcin(MEMURSEN) Egjipt(Ahmed El Feky).
Ne kete event u vleresua kontributi 25 vjecar i BSPSH dhe SPMSH nga Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Bujar Nishani i cili dekoroi me medaljet me te larta te shtetit Shqiptar.
Medalja "Gjergj Kastriot Skenderbeu " ju dha BSPSH me Motivacionin " Per rolin e vecante : Ne levizjen punetore te vendit tone dhe permbysjen e diktatures komuniste, mbrojtjen e stabilitetit, permiresimin e kushteve sociale, mbrojtjen e interesave, lirive dhe te drejtave te punonjesve, respektimin e bashkepunimit, dialogut social si dhe per integrimin e Shqiperise ne Institucionet Nderkombetare " - Dekreti nr. 9490 te dt. 25.03.2016.
SPMSH u dekorua me medaljen " Shqiponja e Arte " me motivacionin; " Dekorata e Arte e Shqiponjes " Per kontribut te shquar ne levizjen sindikaliste te vitit 1991, qe kulmon me aktin sublim te greves se urise se minatoreve, e cila beri te mundur rrezimin e dikatures Komuniste dhe hapjen e rruges per transformime te medha demokratike ne Shqiperi " - Dekreti nr. 9491 i dt. 25.03.2016!
Gjithashtu Presidenti i Republikes se Shqiperise dekoroi me medaljen “ Pishtar i Demokracise” 5 sindikalistet;
- Znj.Pranvera Bodinaku - Presidente e Sindikates se Tregetise dhe Turizmit
- Znj. Hatixhe Borici - Kryetar e BSP Rrethi Lushnje
- z. Nevruz Kaptelli - President i Sindikates se Arsimit Shqiptar
- z. Koco Jani - Sekretar Organizativ ne BSPSH
- z.Myftar Ismalaja - President i SPILT
Sekretari Organizativ i BSPSH
z. Koco Jani