20 vjet BSPSH

Print

20-vjet-bspsh-01Më datë 16 Shkurt 2011, Bashkimi i Sindikatave të Pavarur a të Shqipërisë festoi 20 Vjetorin e krijimit të saj .

Në këto festime ishin të pranishëm nismëtar të BSPSH-së , delegacione mike të ftuara , si dhe përfaqesues të të përndjekurve politikë, përfaqësues të dikastereve të ndryshmë, të shoqërise civile etj.

Pjesëmarrësit i përshëndeti Presidenti i BSPSH-se dhe një nga nismëtarët qe ka merita të vecanta për krijimin e BSPSH-së Z. Eqerem Kavaja , fjala e të cilit ishte një mesazh për sindikalistët shqiptarë, të cilet ishin ata qe e bënë 20 Shkurtin , ata qe mbështetën grevën e urisë së studentëve, ata qe udhëhoqën punëtorët dhe popullin e Tiranës drejt Qytetit Studenti dhe më pas drejt sheshit ku ishte busti i Enver Hoxhes, i cili më pas u rrëzua, duke shënuiar kështu shembjen e simboleve komuniste në vendin tonë.

Për këtë veprimtari Presidenti i Republikes Z. Bamir Topi ka dekoruara BSPSH-në me Medaljen e Artë të Shqiponjës