Në Shkodër u zbërthye Pakti i Mirëkuptimit Social

Print

Më datë 10 mars 2011 në qytetin e Shkodrës u zbërthye Pakti i Mirëkuptimit Social i lidhur midis tre partnerëve Qeveri, Punëmarrës dhe Punëdhënës. Në kë takim merrte pjesë edhe Presidenti i BSPSH-së Z. Gëzim Kalaja. Po në këtë ditë u zhvillua edhe aktivi i Qytetit të Lezhës, ku në të cilin përsëri mori pjesë edhe Presidenti i BSPSH-së z. Gëzim Kalaja. Në këto dy aktive me pjesëmarrje të gjerë të sindikalistëve dhe drejtuesve të strukturave sindikale të këtyre dy qyteteve z. Kalaja bëri zbërthimin e Paktit Social dhe u ndal në detyrat e BSPSH-së për implementimijn e tij.