Detyrat e Këshillit Kombëtar të BSPSH

Print

Të organizojë e drejtojë veprimtarinë sindikale të BSPSH për zbatimin e detyrave, orientimeve të Kongresit e të Asamblesë Kombëtare të BSPSH nën drejtimin e Presidentit të BSPSH.
Të përfaqësojë BSPSH-në përballë organeve shtetërore, të qeverisë, dikastereve, si dhe në marrëdhëniet me organizatat e ndryshme politiko – shoqërore të vendit.
Merr vendime për marrëveshje dhe paktet e mirëkuptimit social, të cilat miratohen dhe firmosen nga  Presidenti si përfaqësues Institucinal i BSPSH.
Përfaqëson BSPSH-në  në marrëdhëniet me organizatat sindikale brenda  dhe jasht vendit.
Vendos për aderimin në BSPSH të sindikatave të reja me të drejtën e anëtarit  të Këshillit Kombëtar  pa të drejtë vote dhe i propozon Asamblesë Kombëtare aderimin e plotë të saj.
Ka të drejtë të japë miratimin për ndryshimet e nevojshme të skemës organizative duke i përshtatur ato me zhvillimin e përgjithshëm të situatës social – ekonomike të vendit.
Të harmonizojë, nëpërmjet varianteve reale, bashkëpunimin midis strukturave territoriale dhe federatave, të mbështesë institucionalisht veprimtaritë e aksionet sindikale të federatave, si dhe të punojë për sigurimin e solidaritetit sindikal si bazë e unitetit të BSPSH-së.
Të kontrollojë zbatimin e vendimeve kongresuale, të Asamblesë Kombëtare, si dhe të vetë Këshillit Kombëtar në të gjitha nivelet e strukturave sindikale të BSPSH-së.
Informohet mbi  aktivitetin ekonomiko – financiar të BSPSH-së  e mbi këtë bazë i delegon Kryesisë së Këshillit Kombëtar të marrë vendime përkatëse.
Përcakton kriteret kryesore financiare, si dhe miraton rregulloren e administrimit financiar të pasurisë së BSPSH-së. Të informohet çdo gjashtë  muaj për realizimin e të ardhurave nga shlyerja e detyrimeve të kontrubutit sindikal.
I raporton Asamblesë Kombëtare mbi analizën vjetore financiare të BSPSH-së dhe i propozon asaj strukturimin e fondit vjetor për federatat e konfederatën.
Përcakton dhe vendos për masa disiplinore ndaj anëtarësisë dhe strukturave sindikale, të cilat shkelin statutin, demokracinë sindikale, sipas dispozitave që përcaktohen në këtë statut.
I propozon Asamblesë thirrjen e Kongresit të  radhës sipas normave të përcaktuara në nenin 9 të statutit të BSPSH.
Për problemet  e aktivitetit ekonomik-financiar që delegohen nga këshilli Kombëtar  dhe për raste të veçanta  që diktohen nga situata ekonomike-financiare të cilat gjykohen nga Presidenti i BSPSH-së Këshilli Kombëtar zgjedh nje kryesi prej pesë anëtarësh me këtë përbërje:

  1. Presidenti;
  2. Zv/Presidenti;
  3. Një përfaqësues nga federatat më të përfaqësueara;
  4. Një përfaqësues nga sindikatat rajonale më të përfaqësuara;
  5. Një përfaqësues nga Sekretariati i BSPSH-së.