Kompetencat e Presidentit te BSPSH

Print

Presidenti udhëheq të gjithë veprimtarinë institucionale të BSPSH-së.
Drejton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe mbledhjet e Këshillit Kombëtar të BSPSH
Presidenti është përfaqësues i BSPSH në marrëdhënie me të tretët, në mungesë të tij, ai autorizon Zv/Presidentin e  BSPSH, i cili duhet të veprojë në bashkëkëshillim me Sekretariatin.
Presidenti është përfaqësues institucional n[ sindikatat botërore dhe europiane. Presidenti ka për detyrë të kontrollojë në çdo kohë që e sheh të nevojshme gjendjen financiare të BSPSH-së, të thërrasë në raport para tij apo forumeve të BSPSH, personat e ngarkuar me këtë detyrë.

Kërkon dhe merr pjesë në analizat për gjendjen organizative të strukturave përbërëse të BSPSH.
I propozon Këshillit Kombëtar përmirësimin e skemës organizative të strukturave sindikale të BSPSH.
Kryeson negociatat në marrëdhëniet e partneritetit social me përfaqësues publikë e privatë.
Firmos marrëveshjet ose paktet e mirëkuptimit social në nivel kombëtar, sipas vendimeve të Këshillit Kombëtar ose Asamblesë Kombëtare.
Thërret në raport para tij apo Këshillit Kombëtar, strukturat përbërëse të BSPSH-së. Kur e sheh të nevojshme, merr pjesë në mbledhjet e kujtdo strukture dhe jep orientimet e nevojshme.
Në bashkëpunim me sekretariatin, cakton përfaqësuesit në forumet trepalëshe në rang rrethi, prefekture e nivel kombëtar.
Ka të drejtë të bëjë propozimet e kandidatëve për në sekretariat, të cilët miratohen nga Asambleja Kombëtare.
Është titullari i emërimeve dhe i shkarkimeve të personelit administrativ të BSPSH-së.
Kur e sheh të arsyeshme dhe të nevojshme kthen vendimet e Këshillit Kombëtar dhe ia delegon për rishikim Asamblesë Kombëtare.
Vendimet e marra nga Asambleja dhe Këshilli Kombëtar i BSPSH, shpallen dhe zbatohen mbas firmosjes nga Presidenti i BSPSH-së.
Thërret në raport çdo javë sekretariatin mbi zbatimin e vendimeve të forumeve të BSPSH-së, mbi aktivitetin e veprimtarisë sindikale të strukturave në BSPSH, si dhe jep orientimet e duhura për zhvillimin e veprimeve të ndryshme sindikale.