SINDIKATA E PAVARUR E PUNONJËSVE CIVIL TË MBROJTJES DHE RENDIT TË SHQIPËRISË

Print
There are no translations available.

Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civil të Mbrojtjes dhe Rendit të shqipërisë  ( SPPCMRSH) është sindikatë e organizuar në nivel kombëtar , e njohur juridikisht nga vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë  me nr. 3016  datë 20.06.1997 .

Programi dhe qëllimet : SPPCMRSH është organizatë sindikale e pavarur që bashkon gjithë punonjësit civil të sistemit të mbrojtjes dhe të rendit për të mbrojtur të drejtat ekonomike - sociale - juridike të anëtarëvë të saj .

SPPCMRSH synon të bëjë realitet të drejtën dhe lirinë e punës, kushte pune dhe jetë dinjitoze , emancipimin , zhvllimin dhe afirmimin e aftësive krijuese të çdo individi , respektin ndaj punës dhe çdo punëmarrësi në vendin e punës, zbatimin me konseguencë të standardeve ndërkombëtar  të punës , parimin e lirisë së organizmit sindikal , si dhe të drejtën e lidhjes dhe respektimit të marrëveshjeve kolektive në punë.

E drejta e anëtarësimit : Në SPPCMRSH mund të anëtarsohen të gjithë punonjësit civil që punojnë në sektor të ndryshëm të Ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të rendit .

Anëtarësimi i çdo punonjësi bëhët nëpërmjet kërkesës me shkrim pranë organizatës sindikale të qendrës së punës ose në strukturat sindikale të rrethit.

Shtrirja sindikale e SPPCMRSH shtë kryesisht në prefekturat e Tiranës , Durrësit, Beratit , Elbasanit  dhe Vlorës . 

SPPCMRSH ka lidhur kontratën e nivelit të parë ( kombëtar ) me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Ministrinë e Rendit deri në fund të vitit……., si dhe kontrata të nivelit të dytë me ndërmarrje dhe uzina ushtarake të shtrira në territorin e Shqipërisë.

Strukturat drejtuese :

- Kongresi
- Këshilli kombëtar
- Komitetit Drejtues
- Presidenti
- Sekretari Përgjithshëm
- Këshilli Sindikal i Ndërmarrjes

Selia: Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë –Tiranë .
Presidenti z. Skënder Harroku