Informacion mbi zhvillimin e punimeve të Konferencës Zgjedhore të SPM rajoni Mat .

Print
There are no translations available.

Në përputhje me vendimet e Këshillit Kombëtar të SPMSH mbajtur më 5.5 12 në qytetin e Elbasanit më datë 26 Maj 2012 Sindikata e Pavarur e Minierave Rajoni Mat në kuadër të zhvillimeve të Kongresit të VItë të SPMSH zhvilloi Konfrencën Zgjedhore te saj .
Një rëndësi të veçantë gjatë fjalës përshëndetëse z. Gëzim Kalaja i kushtoi vlerësimit të Akt-Marrëveshjes midis Qeverisë - Sindikatës dhe Pundhënësve ku gjatë zbatimit të saj ka patur mjaft impakte pozitive jo vetëm për punonjësit në përgjithësi por edhe për bizneset dhe subjektet private sidomos në ruajtjen e pandryshueshme të çmimit të energjisë elektrike për një periudhë relativisht të gjatë .
Në fund të përshëndetjes z, Kalaja i bëri të ditur të gjithë delegatëve të konferencës së SPMSH ka luftuar dhe do të angazhohet dhe në të ardhmen në mënyrë të pandërprerë për realizimin e të gjitha kërkesave në planin social- ekonomik , për hapjen e fronteve të reja të punës , për rritjen e jetëgjatësisë së pasurive nën tokësore , për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës, sigurisë dhe shëndetit , për dhënien e ndihmës së asistencës ligjore , për problemet që shqetësojnë anëtarësinë , për ndjekjen në mënyrë të vazhdueshme të përmirësimeve të rregullave dhe akteve nënligjore që kanë të bëjnë më industrinë minerare , si dhe objektivitetin e qëndrimit real të kërkesave që kanë të bëjnë me uljen e moshës së daljes në pension për punonjësit e nëntokës.
Dikutimet e delegatëve u përqëndruan rreth raportit dhe fjalës së Presidentit z. Kalaja .
docShkarkoni te plote Rezoluten