SINDIKATA E PUNONJËSVE TË POSTË- TELEKOMIT SHQIPTAR

Print
There are no translations available.

Sindikata e Postë-Telekomit Shqiptar është sindikatë e organizuar në nivel kombëtar , e njohur juridikisht nga vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë nr. 3 datë 08.06.1994 .

Programi dhe qëllimet : SPPTSH është organizatë sindikale e pavarur që bashkon gjithë punonjësit e sistemit të postave dhe telekomit për të mbrojtur të drejtat ekonomike - sociale - juridike të anëtarëvë të saj .SPPTSH synon të bëjë realitet të drejtën dhe lirinë e punës, kushte pune dhe jete dinjitoze , emancipimin , zhvillimin dhe afirmimin e aftësive krijuese të çdo individi , respektin ndaj punës dhe çdo punëmarrësi në vendin e punës, zbatimin me konseguencë të standardeve ndërkombëtar të punës, parimin e lirisë së organizmit sindikal , si dhe të drejtën e lidhjes dhe respektimit të marrëveshjeve kolektive në punë.

E drejta e anëtarësimit : Në SPPTSH mund të anëtarsohen të gjithë punonjësit  që punojnë në sektoret e postave dhe të telekomit .

Anëtarësimi i çdo punonjësi bëhët nëpërmjet kërkeses me shkrim pranë organizatës sindikale të qendrës së punës osë në strukturat sindikale të rrethit.

Shtrirja sindikale e SPPTSH  shtrihet ne 36 rrethet e vendit të Shqipërisë.  

SPPTSH ka lidhur kontratën e nivelit të parë ( kombëtar ) me Kompaninë Postën Shqiptare ,me Kompaninë  ALbTelekom dhe Kompaninë Eagle Mobile  deri në fund të vitit 2012.

Strukturat drejtuese :

- Kongresi
- Këshilli kombëtar
- Presidenti
- Zv/Presidenti
- Këshilli Sindikal i Ndërmarrjes
- SPPTSH është anëtare në Internacionalen U.N.I .

Selia: AlbTelekom , Rruga Mysyl Shyri nr. 42 

Presidenti z. Shpëtim Vojka