KONFERENCA E VI BSP LEZHË

Print
There are no translations available.

Konferenca filloi me dokumentar. Të pranishmit dhe të ftuarit patën mundësi të shohin ndër vite kontributin e BSPSH së. Në emër të BSP Lezhë raportoi në konferencë për aktivitetin 5- vjeçar z. Pal Deda kryetari i BSP- së në këtë qytet. BSP e rrethit Lezhë pas konferencës së 5 të saj në qershor të vitit 2009-ës bëri analizë ku u morën shumë vendime. BSP e Lezhës ka qenë pjesë e të gjithë aksioneve sindikale që ka organizuar BSPSH si në protestën e organizuar pranë MPÇS. Po ashtu ka marrë pjesë në aksionin sindikal në korrik të vitit 2012 pranë ministrisë së Transporteve. Pjesë e të gjitha protestave. Pjesëmarrëse në protestën e drejtuesve të autoveturave 8+1.

Konferenca filloi me dokumentar. Të pranishmit dhe të ftuarit patën mundësi të shohin ndër vite kontributin e BSPSH së. Në emër të BSP Lezhë raportoi në konferencë për aktivitetin 5- vjeçar z. Pal Deda kryetari i BSP- së në këtë qytet. BSP e rrethit Lezhë pas konferencës së 5 të saj në qershor të vitit 2009-ës bëri analizë ku u morën shumë vendime. BSP e Lezhës ka qenë pjesë e të gjithë aksioneve sindikale që ka organizuar BSPSH si në protestën e organizuar pranë MPÇS. Po ashtu ka marrë pjesë në aksionin sindikal në korrik të vitit 2012 pranë ministrisë së Transporteve. Pjesë e të gjitha protestave. Pjesëmarrëse në protestën e drejtuesve të autoveturave 8+1. “Ne kemi zgjeruar anëtarësinë, kemi rritur numrin e kontratave, janë konsoliduar marrëdhëniet me të gjithë punëdhënësit. Ne falenderojmë pa asnjë rezervë të gjithë drejtuesit e pushtetit lokal.  Falenderim të përzemërt për drejtuesin e BSPSH z. Kalaja i cili ka mbështetur BSP-në Lezhë moralisht dhe financiarisht” -tha z. Pal Deda. Më pas u kalua në pyetje dhe diskutime. Në fjalën e tij, Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja u shpreh ndërmjet të tjerave se është i nderuar që merr pjesë në konferencë dhe që shikon në sallë gra dhe vajza të cilët detyrimisht duhen respektuar sepse dhe në Kongresin e 3 -të të ITUC në Berlin u vu theksi tek barazia gjinore dhe forumi rinor, sidomos ndaj rrjetit të grave ku sindikata duhet të ketë një vëmendje të veçantë. Të flasësh për BSPSH-në është një nder për atë që flet, të jesh anëtar i BSPSH- së është krenari. Sepse kemi një histori të lavdishme. Tek të gjithë ne ka mbetur dinamizmi, shpirti luftarak i sindikalizmit dhe solidariteti.  Po cilat janë disa nga arritjet e BSPSH- së. Sipas z. Kalaja, BSPSH-ja në sajë të këmbënguljes së saj arriti të nënshkruajë marrëveshjen me qeverinë në 2011 që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike. Po ashtu janë rritur pagat në arsim, në shëndetësi etj. Janë lidhur shumë kontrata kolektive. Kudo ka mundësi të rritjes së pagave, nëse sindikata është kompakte dhe ka solidaritet. “Ky është mesazh dhe për “Eurofish” ku unë marr përsipër të bëj negocimin e kërkesave me punëdhënësin tuaj pas formulimit që do të bëni ju bashkë me federatën ku bëni pjesë” – theksoi z. Kalaja.  Përsa i përket skemës së re të pensioneve ai tha se ne do të mundohemi t’i zgjidhim gjërat nëpërmjet dialogut dhe tavolinës së bisedimeve, por ne nuk na mungon dhe shpirti i protestës dhe dimë shumë mirë t’i organizojmë siç i kemi bërë.  BSPSH ka konstatuar se kjo skemë e re e pensioneve godet rëndë 90 përqind të punonjësve të Shqipërisë. I godet duke i hequr nga 3 mijë e 500 lekë deri në 6 mijë lekë nga pensioni në muaj, nga niveli i pagës 48 mijë lekë e poshtë. Më tej ai u ndal tek bllokimi i dialogut social, nga ana e qeverisë. Përsa i përket marrëveshjes Qeveri- FMN  Kalaja tha se BSPSH e kundërshton atë. Kjo marrëveshje nuk u konsultua me grupet e interesit dhe se ka brenda saj rritjen e 21 taksave. Në fund të fjalës së tij  z. Kalaja deklaroi  se aty ku fillon shkelja e të drejtave fillon rezistenca. Pas diskutimeve dhe përshëndetjeve nga të ftuarit u kalua në zgjedhje. Me të drejtën që i jep Statuti i BSPSH-së z. Gëzim Kalaja propozoi për kryetar të BSP Lezhe z. Pal Deda i cili mori votat e gjithë të pranishmëve në konferencë. Për herë të parë në Lezhë u aplikua varianti i ri i zgjedhjes së Presidentit të BSPSH-së. Me radhë në prani të komisionit  u bë deklarimi i votës me mandat përfaqësimi i seksioneve sindikale për kandidatin për president të BSPSH-së.

Lezhe-120914-01-S  Lezhe-120914-02-S  Lezhe-120914-03-S