“Tregu i punës, bashkëpunimi me MPCSSHB dhe zyrat e punësimit në rajone, lufta e BSPSH-së, nëpërmjet kontratave kolektive, për funksionimin e kurseve dhe shkollave profesionale, brenda biznesit privat"

Print
There are no translations available.

Seminaret u zhvilluan në rrethet :
Tiranë, më 22 shkurt 2012
Krujë , më 6 mars 2012
Shkodër, më 15 mars 2012

Tematikat e trajtuara u përqëndruan tek :


Konkluzione: Në këto seminare ishte një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, anëtarë të Forumit të Rinisë së BSPSH-së, si edhe përfaqësues të Zyrave Rajonale të Punësimit të rajoneve, ku u zhvilluan seminaret. Në Tiranë problemet e tregut të punës u panë nën këndvështrimin sindikalist, në Krujë nën një këndvështim të përbashkët të sindikatave dhe zyrave rajonale, diktuar nga bashkëpunimi midis këtyre dy partnerëve sociale, ndërsa në Shkodër nën këndvështrimin e zyrës rajonale të punësimit Shkodër.Nëpërmjet këtij projekti u vu theksi në forcimin e bashkëpunimit të sindikatave me Drejtorinë e Punësimit të rajoneve të Tiranës, të Krujës dhe të Shkodrës, si domosdoshmëri për zbutjen e problemeve të punësimit, veçanërisht për të rinjtë, sepse me gjithë punën e bërë në këtë drejtim vërehen shumë mangësi. U shtrua nevoja për kryerjen e studimeve të përbashkëta për efektivitetin e fondeve të dhëna nga shteti për punësimin dhe aftësimin profesional të punonjësve në përputhje me nevojat aktuale dhe perspektive të tregut të punës. Gjithashtu, nga tre temat e zhvilluara , u evidentuan më mirë problemet, për bashkërendimin më të mirë të punës së strukturave tona rajonale dhe të federatave me punëdhënësit, si dhe me strukturat shtetërore për punësimin, për luftën kundër informalitetit dhe përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

SEMINARE TE FINANCUARA NGA FONDACIONI FRIEDRICH EBERT