”Bashkimi Europian dhe roli i sindikatave në procesin e integrimit evropian për njohjen e legjislacionit të punës dhe të mbrojtjes sociale të punëtorëve ”

Print
There are no translations available.

Tiranë , 29 Mars 2012

Në këtë seminar, i cili u organizua nga Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me drejtuesit e Sindikatës Gjermane të Ushqimit dhe Bujqësisë, merrnin pjesë përfaqësues nga disa sindikata shqiptare që mbulojnë këto sektorë në vendin tonë si BSPSH, KSSH, etj .Nga BSPSH merrnin pjesë 13 drejtues të federatave.Në këtë aktivitet u shkëmbyen përvoja dhe u trajtuan probleme që lidhen me rolin e organizatave sindikale dhe ndikimin e tyre në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, nëpërmjet njohjes së legjislacionit të Bashkimit Evropian për botën e punës, si dhe për mbrojtjen sociale të punëtorëve . U vu theksi në nevojën e bashkëpunimit midis sindikatave shqiptare për të rritur fuqinë dhe forcën realizuese në zgjidhjen e problemeve aktuale dhe perspektive të vendit. Gjithashtu, u vu theksi në forcimin e dialogut social midis punëmarrësve dhe punëdhënësve, si dhe në funsionimin më të mirë të strukturave sindikale lokale për shtimin e kontratave kolektive si elementi kryesor, që ndikon në përfaqësueshmërinë, në mbrojtjen e punëtorëve, në zvogëlimin e informalitetit, si dhe në zhvillimin e konkurrencës së ndershme në biznesin shqiptar.

SEMINAR FINANCUAR NGA FONDACIONI FRIEDRICH EBERT