Konferenca Zgjedhore e Rrjetit Rinor BSPSH Fushe-Kruje

Print
There are no translations available.

BSPSH-Fushe-Kruje-221112
Më datën 09.11.2012 zhvilloi punimet konferenca Zgjedhore e Rrjetit Rinor të BSPSH në ambientet e restorant “Brazil” në Fush-Krujë ku ishin të pranishëm rreth 23persona, përfaqësues nga seksione të ndryshme si nga seksioni i  Çimentos, seksioni Arsimit, Ujësjellësave, Fasoneve dhe Shëndetësisë për të zgjedhur Kryetarin e Rrjetit Rinor të Qytetit të Krujës.

Konferencën e përshëndeti z.Gëzim Kalaja, President i BSPSH, ku  në fjalën e tij ai shprehu rëndësinë që ka rinia dhe Rrjeti Rinor si strukturë e BSPSH-së.

Për këtë z.Kalaja  i  ka propozuar  Këshillit Kombëtar për të caktuar datën 22 Mars , Ditën e Rinisë Sindikaliste të BSPSH .
      
Data 22 Mars si Ditë e Rinisë u sanksionua edhe në Statutin e BSPSH-së dhe do të shërbejë si një datë përkujtimore që do të shoqërohet me veprimtari dhe objektiva konkrete për rininë e BSPSH , ndaj z. Kalaja porpozoi të mblidhet Aktivi i Rrjetit Rinor më  22 mars 2013.  

Më pas fjalën e mori znj.Elona Preza, Kryetare e Rrjetit Rinor BSPSH e cila  përshëndeti dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit  për prezencën e tyre  në këtë ditë të rëndësishme për Rrjetin Rinor Krujë e cila përkonte dhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë .

Në fjalën e saj znj.Elona përmendi përmirësimin e lëvizjes sindikale e cila kërkon  domosdoshmërisht gjallërimin e jetës organizative me një pjesëmarrje të gjerë të rinisë në aktivizimin e tyre si aktivistë të lëvizjes sindikale dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimarrje, theksoi rëndësinë e  Rrjetit Rinor si një nga objektivat e BSPSH-së , e cila në të gjithë veprimtaritë e saj ka mbështetur dhe ka investuar për zgjerimin e këtij Rrjeti, për gjallërimin e aktiviteteve të tij për tu bërë një strukturë funksionale që po shërben gjithnjë e më shumë për afrimin e të rinjve  në strukturat sindikaliste.

Zj.Preza  informoi të pranishmit se Rrjeti Rinor nëpërmjet një projekti që do të këtë me fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” do të bëjë të mundur realizimin e shumë seminareve kualifikuese për të gjithë të rinjtë që janë të anëtarësuar në BSPSH. Ata do të kenë mundësinë që të njihen më nga afër me vetë BSPSH-në.
Duke patur parasysh këtë drejtim të rëndësishëm , BSPSH dhe në vecanti Presidenti i saj zoti Gëzim Kalaja i ka dhënë një rëndësi të vecantë Rrjetit rinor dhe ka si objektiv dhe detyrim kongresual pjesëmarrjen e gjërë të aktivistëve të rinisë në drejtim të organizimit të këshillave sindikale me një kuotë prej 30% të forumeve sindikale me anëtarë të rinj.

Më pas u vazhdua me procedurën e votimit ku nga kjo Konferencë u zgjodh:  
z.Edmond Luli  - Kryetar  
zj.  Mira Derveni- Nën/Kryetar
z. Hamit Stema - Nën/Kryetar.