BSPSH mbledh Këshillin Kombëtar, kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Punës ku të jetë i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama

Print
There are no translations available.

Gezim Kalaja 051015 S

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mblodhi Këshillin Kombëtar për të analizuar situatën social-ekonomike në Shqipëri në kuadrin e aksionit qeveritar kundër informalitetit.

BSPSH kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Punës, me pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit për të diskutuar situatën e krijuar.

Nëse kjo nuk do të realizohet, Presidenti i BSPSH, z. Gëzim Kalaja u shpreh se do të thërrasë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare e cila do të marrë vendimet.

Pra mungesa e dialogut, do ta detyrojë BSPSH t’u drejtohet punonjësve dhe qytetarëve për protestë.

***

Letra drejtuar ministrit të Mirëqenies
Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi

BSPSH kërkon dialog social midis partnerësh,
para se t’u drejtohet lëvizjeve të tjera sindikale

Këshillin Kombëtar 051015 S

“BSPSH konstaton me keqardhje se Këshilli Kombëtar i Punës, si organi i partneritetit social është mbajtur larg diskutimeve dhe problemeve të aksionit që ka ndërmarrë qeveria kundër informalitetit, ndonëse duhet të ishte organi i parë konsultativ, që duhet të kishte vëmendjen e qeverisë në të gjithë këtë ndërmarrje të saj. Gjithashtu, duke konstatuar probleme të mëdha sociale të dala gjatë zbatimit të aksionit qeveritar në varfërimin e tejskajshëm dhe deri në falimentimin e biznesit të vogël, të të vetëpunësuarve dhe shitësave ambulantë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë në këto momente të rënda për punonjësit shqiptarë kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Punës me pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit për të diskutuar situatën e krijuar dhe për të zgjidhur problemet në favor jo vetëm të qeverisë, por dhe të biznesit të vogël, shitësave ambulatorë dhe të vetëpunësuarve. Ne kërkojmë dialog social midis partnerësh para se t’u drejtohemi lëvizjeve të tjera, që nuk do të ishin në të mirë të partneritetit social”.

Gezim Kalaja 051015 2S Keshillin Kombetar 051015 08 S Keshillin Kombetar 051015 06 S
     
Keshillin Kombetar 051015 07 S Keshillin Kombetar 051015 05 S Keshillin Kombetar 051015 04 S
     
Keshillin Kombetar 051015 03 S Keshillin Kombetar 051015 02 S Keshillin Kombetar 051015 01 S