Seminar mbi median dhe përputhshmërinë me parimet e mbrojtjes së të dhënave

Print
There are no translations available.

271016 04 Seminar media L

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në datat 29 dhe 30 shtator, organizoi në bashkëpunim me Instrumentin e Asistencës Teknike për Shkëmbimin e Informacionit të Bashkimit Evropian (TAIEX), “Seminarin mbi Median dhe Përputhshmërinë me Parimet e Mbrojtjes së të Dhënave”. Në këtë aktivitet referuan disa ekspertëve të mirënjohur ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe medias nga Britania, Gjermania, Sllovenia dhe Lituania; si dhe ekspertë vendas. Pjesëmarrës në seminar ishin përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; institucioneve të ndryshme vendase e të huaja; organizatave të shoqërisë civile; gazetarë nga mediat audiovizive, të shkruara dhe portaleve online; si edhe zëdhënës të Autoriteteve Publike. Ndërsa BSPSH në këtë seminar e përfaqësoi gazetari Luan Shtëpani. Ky aktivitet informoi aktorët e sektorit publik dhe atij privat mbi normat ligjore dhe standardet e Bashkimit Evropian, kombinuar me një vështrim të përgjithshëm të kuadrit ligjor dhe praktikave kombëtare, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga mediat. Seminarin e përshëndetën z. Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Genc Pollo, Kryetar i Komisionit parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik; z. Gentian Sala, Kryetar i Autoritetet të Mediave Audiovizive; si dhe z. Stephen Stork, përfaqësuesi i Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Në dy ditë të Seminarit u trajtuan disa çështje me interes për mediat, të tilla si:
•    korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me gazetarinë në Shqipëri dhe në BE;
•    rëndësia e Kodit të Etikës në media, integriteti profesional dhe gazetaria investigative;
•    përparësitë dhe sfidat për ruajtjen e balancës mes gazetarisë së mirë dhe privatësisë së individit në komunitet;
•    balancimin e të drejtës për privatësi dhe shkatërrimit të informacionit me interes publik;
•    respektimin e të dhënave personale dhe privatësisë në Epokën Digitale (duke përfshirë edhe median digitale);
•    përdorimin e kamerave të fshehta për qëllime të gazetarisë investigative;
•    trajtimin e rasteve konkrete të shkeljes së privatësisë dhe në veçanti, mbrojtja e të dhënave personale e të miturve.

271016 01 Seminar media S 271016 02 Seminar media s 271016 03 Seminar media s
271016 04 Seminar media s