7 Tetor- Në Ditën Botërore të Punës së Denjë

Print
There are no translations available.

Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë po zbatohet mirë

02 11 16 01 7 Tetor L

Më 7 Tetor në  Ditën Botërore të Punës së Denjë në prani të ministrit MSR Blendi Klosi, përfaqësuesve të Konfederatës Botërore të Sindikatave, të  PERC dhe ekspertëve  të sigurisë dhe shëndetit në punë, Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja duke shfrytëzuar vendin ku po bëhej ky takim u shpreh se për fasonët BSPSH-ja ka objektivat e saj dhe se Federata që mbulon këtë profesion është shumë e interesuar për kushtet e punës. Më tej z. Kalaja theksoi se po zbatohet mirë “Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë” në industrinë e rëndë dhe atë fasone. Kjo sipas tij  i hap rrugë ngritjes së këshillave të sigurisë dhe shëndetit në ndërmarrje. Më tej duke falenderuar organizatorët e këtij eventi z. Kalaja përshëndeti përfaqësuesit e ITUC e PERC , znj Enisa Salimovic , z. Viktor Kempa si dhe të gjithë kolegët e tjerë të sindikatave të rajonit ballkanik të cilët panë nga afër kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë në këtë kompani. Ndërsa drejtuesja e Kompanisë “MUKA”, në Ditën Botërore të Punës së Denjë, ndërmjet të tjerave deklaroi se do të punësojë me qindra punonjës në tre degët e hapura, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan.

02 11 16 01 7 Tetor S 02 11 16 02 7 Tetor S 02 11 16 03 7 Tetor S
02 11 16 04 7 Tetor S 02 11 16 05 7 Tetor S 02 11 16 06 7 Tetor S
02 11 16 07 7 Tetor S