Bosnje Hercegovinë, mblidhet Forumi Rajonal i Sindikatave të Shëndetësisë, takimi tjetër në Shqipëri

Print
There are no translations available.

3 Nentor 01 L

Në Bosnje Hercegovinë në (Banja Vruçina) nga dt.01-03.11. 2016   u mblodh Forumi Rajonal i Sindikatave të Shëndetësisë ku u diskutua për kontratën kolektive dhe për hartimin e politikave dhe programeve për të penguar largimin e  personelit mjeksor nga vendet e Ballkanit. Në këtë seminar ishin të pranishëm nga BSPSH: Presidenti i S.P.P.S.SH.SH Dritan Korumi, Gani Lami Kryetari i BSP Tiranë, Adriatik Beluli Zv/ President i S.P.P.S.SH.SH, dhe Paolo Kaceri, S.P.P.S.SH  Shkodër.  Është bërë traditë falë kontributit të Fondacionit  “Fridrich Ebert Stiftung”  dhe personalisht të z. Milan Jevtiç të organizohen në shtete të ndryshme të rajonit takime të cilat kanë në themel të tyre informacionin mbi gjendjen në sektorin e shëndetësisë dhe bashkërendimin e punës mes sindikatave të rajonit tonë. Në këtë takim përfaqësuesit e sindikatave të shëndetësisë paraqitën situatën në vendet e tyre, ndërkohë njëzëri shprehën solidaritetin me sindikatën rumune e cila ndodhet në ballë të protestës së bluzave të bardha prej tre muajsh. Përfaqësuesit e sindikatave të shëndetësisë së rajonit i thanë po propozimit të Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Sistemit Shëndetësor të Shqipërisë (anëtare e BSPSH) që takimi tjetër të mbahet në Shqipëri.

3 Nentor 01 S