Presidenti i BSPSH i ftuar nderi në aktivitetin e zhvilluar nga Konfederata Turke “MEMURSEN”

Print
There are no translations available.

23 Nentor 03 L

Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja mori pjesë  në aktivitetin  e zhvilluar nga Konfederata turke  “MEMURSEN”  me president z. Ali Yalcin. Në këtë konferencë madhështore morën pjesë përfaqësuesit e 81 vendeve dhe personalitete të larta të Turqisë. Presidenti i BSPSH z. Kalaja ishte zgjedhur nga Konfederata “MEMURSEN”  për të prezantuar në një nga panelet situatën dhe gjendjen në Ballkan dhe kontributin që po japin sindikatat, për përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të punonjësve. Fjalimi i Presidentit të BSPSH u duartrokit  nga të gjithë pjesëmarrësit të cilët në shenjë nderimi dhe respekti u ngritën në këmbë.
Ndërsa në pritjen zyrtare në rezidencë me Kryeministrin e Turqisë, z. Gëzim Kalaja u përzgjodh në protokollin zyrtar. Vlen të theksohet se BSPSH-së në të gjitha ditët e simpoziumit iu dha një vend shumë i rëndësishëm. Simpoziumi përfundoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis sindikatave dhe me një “deklaratë solidariteti” me sindikatat e botës islame.  Presidenti i konfederatës turke  “MEMURSEN”  z. Ali Yalcin u shpreh se shumë shpejt do të prezantojë shembullin e  z. Kalaja për lëvizjen sindikaliste në Shqipëri, luftën për liri dhe demokraci, edhe tek anëtarët e konfederatës  që ai drejton. Presidentit  Kalaja iu akordua dhe “çertifikata e mirënjohjes”.

23-Nentor-04-S 23 Nentor 10 S 23 Nentor 11 S
23-Nentor-06-S 23 Nentor 03 S 23 Nentor 02 S
23 Nentor 01 S  23 Nentor 07 S  23 Nentor 05 S 
23 Nentor 09 S  23 Nentor 08 S  23 Nentor 12 S