ASAMBLEJA KOMBËTARE E BSPSH-së

Print
There are no translations available.

Asambleja Kombëtare e BSPSH-së është organi më i lartë vendimarrës pas Kongresit të BSPSH. Numri i përgjithshëm i anëtareve të saj është  101 anëtarë.
Të drejtën e anëtarit të Asamblesë së BSPSH-së e kanë drejtuesit  e seksioneve të sindikatave rajonale, federative dhe organeve qëndrore të BSPSH-së, sipas kritereve të mëposhtme:

  1. 45 mandate për sindikatat federative sipas realizimit të shlyerjes së detyrimeve të kontributit sindikal.
  2. 45 mandate për sindikatat rajonale sipas realizimit të përfaqësueshmërisë  më të madhe me kontrata të nivelit të dytë;
  3. 11 mandate për organet qëndrore të BSPSH-së: Presidenti, sekretariati, forumet dhe departamentet e saj.

Ndjekja dhe zbatimi i kritereve  të mësipërme bëhet me propozim të Sekretariatit dhe vendimeve të Presidentit, i cili sipas statutit ka të drejtë që mbas kongresit  të bëjë konstituimin e anëtarëve të asamblesë, sipas  kritereve të mësipërme.
Institucioni i Presidentit me propozim të Sekretariatit të BSPSH-së dhe në konsultim me Komisionin e Interpretimit dhe Zbatimit të Statutit ka të drejtë të bëjë rivlerësime të mandateve të shpërndara  në strukturat federative dhe ato rajonale në bazë të kritereve të përcaktuara në pikën a dhe b të këtij neni.

Punimet e Asamblesë drejtohen nga Presidenti, nga drejtuesi i Federatës më të përfaqësuar dhe drejtuesi i prefekturës më të përfaqësuar.

Përbërja e Asamblesë Kombëtare miratohet në Kongresin e BSPSH-së. Asambleja zakonisht thirret një herë në dy vjet. Jashtë radhe ajo mund të mblidhet me propozim të Këshillit  Kombëtar.
Mandati i anëtarit të Asamblesë është i vlefshëm për aq kohë sa drejtuesit sindikalë ruajnë funksionet e mësipërme.