DEPARTAMENTI I EDUKIMIT TE BSPSH

Print
There are no translations available.

Emërohet nga Presidenti i BSPSH-së. Eshtë organ ekzekutiv i BSPSH-së.
Në objektin e punës së tij është hartimi i planeve strategjikë për edukimin dhe forcimin e strukturave organizative të BSPSH-së. Organizon dhe ndjek edukimin nëpërmjet veprimtarive edukative, trajnimeve, seminareve dhe workshopeve. Ngre strukturat edukative në qendër dhe në bazë. Trajnon sipas një plani të caktuar dhe të miratuar nga Presidenti i BSPSH-së lektorët që do të jenë trajnuesit në  seminare. Krijon rrjetin koordinativ të edukimit me përfshirjen e përfaqësuesve të rajoneve dhe federatave. Krijon data baze të edukimit dhe nxjerr statistikat e realizimit të planeve edukuese, duke nxjerrë edhe përfituesit sipas rajoneve dhe federatave, forumit të gruas dhe rinisë, si dhe rrit e zgjeron rrjetin e trajnuesve deri në bazën sindikaliste.
Harton dhe ndjek projekte për edukimin sindikalist të strukturave duke afruar donatorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Harton raportet vjetore të edukimit duke analizuar problemin e edukimit dhe evidentuar probleme me të cilat duhet të ballafaqihet sindikata në të ardhmen.