SINDIKATA E PAVARUR E MINATORËVE TË SHQIPËRISË

Print
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë është një organizatë sindikaliste e pavarur në nivel kombëtar , e themeluar me urdhër te Ministrit të Drejtësisë  nr.10/1 datë 15.02.1991 dhe vendimin e Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 4 datë 24.01.1995 .

SPMSH në hyrje të stautit të saj proklamon :

“Ne anëtarët e sindikatës të pavarur të minatorëve të Shqipërisë , minator, punonjës të industrisë së minierave , punëtor dhe nënpunës të shërbimit të këtij sektori , si dhe të sektorëve që lidhen studimin e shfrytëzimit të pasurive nëntokësore , të bindur në domosdoshmërinë e demokratizimit të shoqërisë duke pasur për qëllimin mbrojtjen e intersave profesionale e sociale të anëtarëve të sindikatave tona luftojmë dhe punojmë për ngritjen e vazhdueshme të standardit të jetesës , duke konsoliduar dialogun social me partnerët , punëdhënësit për rritjen e pagave , përmirësimin e kushteve të punës , për të drejtën e grevës , për pjësëmarrjen aktive në drejtim të uljes së aksidenteve në punë , për uljen e sëmundjeve profesionale , si dhe për të gjithë të drejtat legjitime të punonjësve “.

Programi dhe qëllimet: SPMSH si organizatë e pavarur e nivelit kombëtar është bashkim vullnetar sindikalist që realizon përfaqësimin e interesave të punonëjsve të industrisë , të degëve të kromit , të bakrit , të qymyreve , të gjeologjisë , të ndërtim – minierave , të guroreve , të fabrikave të pasurimit , të fabrikave të çimentos , uzinave të përpunimit , si dhe të çdo dege tjetër të industrisë si të punonjësve të naftës, energjitikës , kimisë që pranojnë të jenë të bashkuar vullnetarisht në këtë sindikatë .
SPMSH  si organizatë mbi baza vullnetare ka për mision të mbrojë interesat e anëtarëve të saj në përputhje me legjislacionin dhe konventat ndërkombëtarë të punës . Ajo merr pjesë dhe bëhet faktor ne jetën politike për mbrojtjen e interesave të punonjësve të saj  .

SPMSH është person juridik i pavarur në kryerjen e veprimtarisë së saj sindikaliste . Ajo jep llogari për veprimtarinë e saj vetëm  përpara strukturave të zgjedhura sindikale në përputhje me nenet përkatëse të satutit .

SPMSH do të ketë  datën 1 Maj si ditë përkujtimore të solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve , si dhe  datën 1 Janar e cila përkon me ditën e fillimit të grevës së minatorëve në Valias dhe ditën e themelimit të SPMSH.

SPMSH aderon në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH ) dhe përfaqëson atje punonjësit e të gjitha degëve që bëjnë pjesë në strukturat e saj .

SPMSH ëshët anëtare me të drejta të plota në EMCEF dhe FMI.

E drejat e anëtarësimit: Pranimi i çdo individi në organizatën sindikale bëhët nëpërmjet deklarimit të tij në Këshilin sindikal të ndërmarrjes apo institucionit për t’u anëtarësuar duke pranuar statutin dhe programin e SPMSH .
Shtrirja e strukturave sindikale të SPMSH sipas profesioneve dhe territorit është:

Sipas profesioneve : 
  1. Gjeologji
  2. Ndërtim – miniera
  3. Miniera qymyri
  4. Alb-krom
  5. Alb-bakër
  6. Baoksite-bitume
  7. Metalurgji
  8. Fabrika të çimentos
  9. Gurore
  10. Naftë
  11. Kimi- metalurgji
  12. Energjitikë

Sipas territorit :

  1. Prefektura Tiranë
  2. Prefektura Shkodër
  3. Prefektura Peshkopi
  4. Prefektura Korçë
  5. Prefektura Elbasan
  6. Prefektura  Durrës
  7. Prefektura Berat
  8. Prefektura Fier
  9. Prefektura Vlorë
  10. Prefektura Gjirokastër
  11. Prefektura Lezhë
  12. Prefektura Kukës

Strukturat drejtues organizative të BSPSH :

- Kongresi
- Presidenti
- Zv/Presidenti
- Këshilli Kombëtar
- Kryesia e Përgjithshme
- Rrjeti  Gruas
- Rrjeti Rinisë
- Këshillat Sindikale të Rajoneve
- Këshillat Sindikale të Ndërmarrjeve

SPMSH deri në fund të vitit 2012 ka lidhur kontrata të nivelit të parë dhe të dytë me kompani dhe ndërmarrje të cilat shtrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë rreth 63 kontrata .
Selia e SPMSH ndodhet në Rrugën e Kavajës , Ish – ndërmarrja Gjeologjike- Tiranë .
Presidenti i sindikatës z. Gëzim Kalaja .