Seminar mbi turizmin ne Shqiperi

Print

Berat, 14 Nëntor 2011

Në këtë aktivitet merrnin pjesë 21të rinj sindikalistë, kryesisht të rinj të  kualifikuar për të punuar në fushën e turizmit, si dhe  drejtues të sindikatave të rajonit të Beratit . Nëpërmjet temave të përgatitura trajtuan probleme të organizimit dhe funksionimit të sindikatave në vendin tonë, njohjen e pjesëmarrësve me  të drejtat  që kanë  punëmarrësit në vendin tonë , të cilat  burojnë  nga legjislacioni aktual të marrëdhënieve të punës, si  Kodi i Punës , Ligji për sigurimet shoqërore e shëndetësore, si dhe aktet e tjera nënligjore , Gjithashtu, nga sindikatat italiane të Rajonit të Lombardisë u zbërthyen materiale lidhur me turizmin, rëndësinë e tij për ekonominë e një vendi, për sindikatat e turizmit të Italisë, etj.

SEMINAR FINANCUAR NGA PROJEKTI ITALIAN