Më 16 Maj 2012 në mjediset e Hotel Tropikal në Durrës u organizua një ceremoni përkujtimore e Grevës së Përgjithshme të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë më 16 Maj të vitit 1991.

Print
16-Maj-2012Më 16 Maj 1991 u shpall greva e përgjithshme , që nga përmasat ishte greva e parë më e madhe në historinë e popullit tonë, si edhe nga më të rrallat në botë me këtë shtrirje dhe kohëzgjatje . Nga kjo grevë iu drejtuan qeverisë 17 kërkesa. Këto kërkesa iu drejtuan për dijeni edhe Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Në deklaratën e botuar nga BSPSH lidhur me grevën e përgjithshme thuhet : “Burokracia në pushtet duke mbuluar paaftësinë, mungesën e dëshirës dhe pamundësisë për të rregulluar gjendjen tonë , me thirrje , deklarata dhe studime që as janë zbatuar dhe as do të zbatohen , na detyroi të përdorim armën tonë të fundit , grevën “.
Në numrin 6 të Gazetës” Sindikalisti” doli shkrimi : “Greva e përgjithshme Pse?”, e cila ishte promemorje që i bënte një analizë të hollsishme arsyeve dhe shkaqeve të grevës së përgjithshme .
Më 16 Maj mbi 800.000 punonjës në mbarë vendin ndërprenë punën për të qenë pjesëmarrës në grevën e përgjithshme . BSPSH shprehet e vendosur deri në fund në plotësimin e kërkesave të saj . Tirana, Shkodra , Kavaja , Korça, Vlora , Fieri , Berati , Laçi , Krasta , Batra, Puka, minierat e Pogradecit etj kërkojnë me ngulm zgjidhjen e kërkesave .
Më 18 Maj një manifestim paqësor me pikënisje fushën e Aviacionit Tiranë ku morën pjesë 250.000 punëtorë tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin . U bënë protesta masive ndaj Televizionit Shtetëror për disinformimet keqëdashëse që bënte në dëm të lëvizjes sindikaliste dhe protestave mbarë popullore të drejtuara nga BSPSH .
Greva e përgjithshme vazhdonte , por nuk shihej ndonjë reagim serioz nga Qeveria. Mbase duhej diçka më e fuqishme për të vënë në lëvizje , mbase zgjedhjet e parakohshme do të ndryshonin situatën . Punëtorët e paguar me 80% pa punuar po rrënonin të ardhurat e vendit .
Cila do të ishte strategjia e përdorur më tej nga BSPSH dhe lidershipi i saj ?
Reagimet e shtypit ndërkombëtar në mbështetje të grevës së përgjithshme ishin të shumta . Ata shprehnin solidaritetin e sindikatave të ndryshme me sindikatën shqiptare dhe jepnin vlerësime maksimale për kurajon , guximin dhe synimet që kërkonte të arrinte greva e përgjithshme .
Më 16 Maj 2012 në mjediset e Hotel Tropikal në Durrës u organizua një ceremoni përkujtimore e Grevës së Përgjithshme të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë më 16 Maj të vitit 1991.
Fjalën kryesore e mbajti Presidenti i BSPSH-së z. Gëzim Kalaja , i cili solli kujtime e mbresa nga greva e përgjithshme . Më pas folën sindikalist të orëve të para , organizatorë e pjesëmarrës të grevës së përgjithshme .
Të pranishmit nga sindikatat e të gjithë rajoneve kaluan një ditë së bashku dhe rikujtuan 16 Majin , një ditë kjo e paharrueshme për BSPSH –në.