8 Marsi , Dita Ndërkombëtare e Gruas

Print

8-mars-20138 Marsi , Dita Ndërkombëtare e Gruas u përkujtua edhe nga gratë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë në Tiranë dhe në Prefekturën Gjirokastër  dhe Tepelenë .

Ndryshe nga herët e tjera ky 8 Mars u përshkrua nga transmetimi i rolit të gruas në shoqërinë demokratike shqiptare e në rastin tonë roli i saj i padiskutueshëm në zhvillimin dhe konsolidimin e sindikalizmit në Shqipëri .

Me porosi të Presidentit të BSPSH-së z. Gëzim Kalaja , 8 Marsi i këtij viti që mbart shumë evenimente politike e sociale solli një mesazh  të madh nga të gjitha gratë e vajzat sindikaliste të federatave të profesioneve të ndryshme që militojnë në BSPSH dhe mesazhi ishte i qartë : Ne jemi të zonjat të kontribuojmë krahas kolegëve tanë burra për të përballuar të gjitha sfidat sociale në mbrojtje të interesave të sindikalistëve.

Gratë falenderuan lidershipin e BSPSH-së për këto dy veprimtari të bukura që u zhvilluan dhe si pjesë aktive e BSPSH-së dhe federatave që përfaqësonin do të rrisin rolin e tyre në shoqëri e sidomos  në nd/jet ku punojnë duke marrë përgjegjësi  dhe duke qenë veprimtare dinjitoze në strukturat vendimmarrëse të BSPSH-së .

 Në emër të Presidentit të BSPSH-së zotit Kalaja, në Tiranë gratë pjesëmarrëse i përshëndeti zj. Hiqmete Daja, Drejtore e Departamentit të Edukimit dhe në Gjirokastër e Tepelenë  zj. Arjola Alika , Drejtore e Departamentit Juridik .
Më pas për të pranishmet u shtrua nga BSPSH një drekë festive .