Mblidhet Kongresi i 3-të i Konfederatës Botërore të Sindikatave

Print

Berlin/ Mblidhet Kongresi i 3-të i Konfederatës Botërore të Sindikatave.  
Kalaja: Kongres model, kryefjala ishte solidariteti

Kongresi i BSPSH, konfirmohet prezenca e personaliteteve botërore të sindikalizmit

Kongresi-i-3-150714

Fjala e plotë e Presidentit të BSPSH në Kongresin e ITUC  
“Jam i lumtur sot që gjendem mes jush në Kongresin e  3-të të ITUC ku ne jemi jemi anëtarë. Ky kongres dha mesazhin për të gjithë sindikatat e botës në drejtim të solidaritetit të kontratave të punës dhe të punës informale.  Unë do të flas thjeshtë për vendin tim. Unë përfaqësoj BSPSH-në  e themeluar në vitin 1991. Sindikata jonë ka një paralele historike me “Solidarnost”-in e Polonisë për rrëzimin e diktaturës komuniste me anë të grevës së saj të përgjithshme në bashkëpunim me forcat antikomuniste të kohës. Në vendin tim është nënshkruar një marrëveshje midis qeverisë shqiptare të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe FMN-së. Eshtë shqetësuese dhe dërrmuese për çdo punonjës dhe qytetarë të Shqipërisë. Qeveria ka marrë një borxh me të cilin FMN e ka kushtëzuar me ngritje e moshës së pensionit, për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike në janar 2015 dhe për vendosjen e 21 taksave të reja të cilat do të rëndojnë mbi çdo qytetarë, mbi çdo punonjës të Shqipërisë. Në Shqipëri aktualisht është bllokuar dialogu social i cili është një nga parametrat kryesor të funksionimit të demokracisë ashtu siç u shpreh dhe ish ministri i jashtëm i Britanisë që “Nëse qeveria e një vendi nuk dëgjon sindikatat demokracia në atë vend ka një rikthim prapa”. Këshilli Kombëtar i Punës është një këshill informal dhe partiak i cili nuk funksion, nuk zgjidh asnjë problem të punonjësve të Shqipërisë. Nuk ka asnjë konstatim nga ky këshill për të gjithë problematikën që shqetësojnë sot punonjësit e Shqipërisë.  Qeveria nuk respekton partnerët. Për shkak të korrupsionit që është në çdo qelizë  qeveria largoi nga puna 20 mijë drejtues të autoveturave 8 +1. Ku BSPSH -së  ju desh të ndërmarrë protestat e saj të fuqishme, të bllokojë rrugët nacionale dhe akset kryesore të Shqipërisë, të bllokojë për herë të parë punimet e parlamentit shqiptar në historinë e parlamentarizmit dhe të protestojë  me prezencën e mbi 10 mijë qytetarëve në sheshin kryesor para kryeministrisë. BSPSH  proteston përballë kësaj qeverie e cila ka sjellë papunësinë e theksuar te punonjësit dhe qytetarët e Shqipërisë dhe një varfëri maksimale duke e zhytur Shqipërinë drejt një krize të thellë ekonomike, ku do të jetë shumë e vështirë që punonjësit të rimarrin veten. Në Shqipëri krimi dhe trafikimi i drogës është në shkallën më të lartë. Droga transportohet nga toka, deti dhe ajri. Ngjarjet e ditëve të fundit kanë bërë që opozita shqiptare, grupet e interesit, BSPSH duke parë këtë varfëri ekstreme të qytetarëve të Shqipërisë dhe lulëzimin e drogës në të gjithë territorin shqiptarë të protestojnë  fuqishëm. Ne besojmë nga ky Kongres se ITUC do të influencojë fuqishëm në të gjithë lëvizjen sindikaliste të Shqipërisë, do të mbështesë dhe do të përhapë fuqishëm solidaritetin midis sindikatave shqiptare. Duhet t’u siguroj se BSPSH si një nga institucionet më të mëdha sindikaliste në Shqipëri do të mbështesë plotësisht siç ka mbështetur deri më tani konfederatën botërore ku bën pjesë.  Ju përshendes juve që jeni në këtë sallë dhe ata që nuk ndodhen prezent këtu”.

Aktiviteti i Presidentit të BSPSH gjatë ditëve të Kongresit
Ka qenë një realizim i shkëlqyer i të gjithë përgjegjësive që Presidenti i BSPSH do të kishte në Kongresin e ITUC e cila do t’i shërbënte dhe Kongresit të  6 –të të BSPSH-së, njëkohësisht dhe njohjes së BSPSH- së më në thellësi nga sindikatat mike dhe të atyre që grupimi më imadh sindikalist në Shqipëri nuk kishte marrëdhënie. Takimin e parë z. Kalaja e ka bërë më Presidentin e AFL- CIO amerikane Richard  Trumka të cilën e ka dhe mik personal. Takimi që i ngrohtë dhe miqësor. Zoti Kalaja i dorëzoi dhe ftesën për të marë pjesë në Kongresin e 6- të të BSPSH.  Po ashtu dhe një dhuratë që e pranoi më kënaqësi. Premtoi nëse nuk do të jetë Kongresi i AFL- CIO në shtator do të marrë pjesë në Kongresin e BSPSH.  Në rast pamundësie të tij, një nga sekretarët do të jetë në kongresin e BSPSH. Po ashtu z Kalaja i prezantoi presidentit të AFL CIO delegacionin e BSP të Kosovës, kryesuar nga z. Haxhi Arifi. Takimin e dytë z. Kalaja e zhvilloi me  Jaap  Wienen  personalitetin e Konfederatës botërore të cilit i kërkoi prezencën në kongresin e 6 të BSPSH. Ai deklaroi se do të marrë pjesë në këtë eveniment të BSPSH-së. Takimin e tretë Kalaja e pati me sekretarin e përgjithshëm të CISL i cili do të jetë dhe ai në kongresin e  6- të të BSPSH. BSPSH ka ftuar dhe presidentin e Rajonin e ISCOS Marche  i cili i kërkoi të ishte i pranishëm në kongres. Po ashtu, Presidenti i BSPSH u takua dhe me udhëheqjen e “Solidarnost” ku tashmë dihen marrëdhëniet e shkëlqyera që BSPSH ka me këtë sindikatë,  ku dhe u konfirmua pjesëmarrja e tyre në kongres. Kalaja u takua dhe me presidentin e CGL  znj. Susanna Camusso . Eshtë ftuar për të marrë pjesë në kongresin e 6 -të dhe Presidenti i Sindikatës ë Kroacisë. Edhe ftuar dhe sekretari i përgjithshëm dhe ish sekretar i përgjithshëm i ICEM z. Manfred Waerda .
Në Berlin z. Kalaja mori pjesë dhe në protestën e organizuar nga AFL- CIO amerikanë.  Federata e telekomit Gjerman  e AFL CIO organizoi një protestë me pjesëmarrrjen e delegatëve të kongresit përpara zyrave të “Deutch Telekom”. Prezenca e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë protestë u vlerësua nga federata amerikane e telekomit.
Gjatë diskutimeve në Kongres dhe në raportin e Sekretares së Përgjithshme u theksua me të madhe çështja e mbrojtjes së interesave të punëtorëve, e barazisë gjinore dhe e shtrimit të numrit të anëtarëve, të të rinjëve në sindikata. Njëkohësisht çështja e solidaritetit brenda organizatës  ku ne bëjmë pjesë dhe jashtë organizatës në lidhje me shoqërinë civile dhe me sindikatat e tjera që janë faktorë socialë në çdo vend. Kongresi u zhvillua nën frymën e solidaritetit të plotë, të të gjithë delegacioneve të botës, natyrisht pati diversitete sepse brenda organizatës më të madhe botërore ka demokraci. Pati një program të shkëlqyer që u paraqit në Rezolucionin e Kongresit dhe një votim i cili duhet të ishte shembull dhe për Kongresin amerikan. Kongresi i 3-të i TUC përfundoi punimet në Berlin me rizgjedhjen e Sharan Burrow si Sekretar i Përgjithshëm nga 170 milionë anëtarët e  lëvizjes së punëtorëve. Ajo fitoi në mënyrë të bindëshme me 98 milion vota karshi 15 milion vota që mori  kandidati i dytë dhe 3 milion votave që mori kandidati i pavarur. Lojtarë futbolli, shoferët e taksive dhe punëtorët vendas iu drejtuan Kongresit së bashku me Frank-Walter Steinmeier; Guy Ryder, Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s; dhe Gordon Brown, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Arsim.

Sharan Burrow, Sekretare e Përgjithshëm e ITUC
“Punëtorët e botës kërkojnë vende pune të sigurta dhe një pagë minimale të mirë. Ata donin të zbusnin  fuqinë e korporatave. Ata donin një zë. Ne do të ndërtojmë pushtetin e punëtorëve. Ne do t’i sigurojë punëtorët qe kapitali i tyre është përdorur për të promovuar axhendën e tyre. Ne kurrë nuk do të bëjmë  një sy qorr kur sulmohen të drejtat e punëtoreve. Është një axhendë ambicioze, por duke punuar së bashku, në nivel lokal dhe global. Bota është duke u mbështetur te ne,"-tha Sharan Burrow, Sekretare e Përgjithshëm e ITUC.

Në përfundim të Kongresit Botëror, sindikatat u angazhuan për:

-Organizimin e mbi 27 milionë anëtarë të rinj gjatë katër viteve të ardhshme.
-Dhënien  fund të skllavërisë se kohëve moderne  duke filluar me Katarin;
-Mbështetjen për një pagë minimale në të cilën punëtorët mund të jetojnë me dinjitet    
-Marrëveshje ambicioze për klimën në Samitin e Klimës Parisit.

Deklarata e Kongresit
Deklarata e miratuar nga Kongresi Botëror ITUC përfshinte tre korniza për veprim -  Rritjen e Sindikatave ( Organizatave),  realizimi i të drejtave dhe  punësim i qëndrueshem, të cilat ishin të përcaktuara te rendi i ditës ITUC për katër vitet e ardhshme. Këshilli i Përgjithshëm ITUC menjëherë pas Kongresit zgjodh  João Antonio Felicio e CUT Brazilit si President ITUC. Maria Fernanda Carvalho Francisco i UNTA-CS Angola dhe Karl-Petter Thorwaldsson e LO Suedisë u zgjodhën si nënkryetarë ITUC. Jaap Wenen dhe Wellington Chibebe u zgjodhen  zëvendës Sekretarët e Përgjithshëm ITUC. Një strukturë e re nën-rajonal për botën arabe është themeluar nga Këshilli i Përgjithshëm. Presidenti João Felicio  ka pranuar gjithashtu, në emër të  anëtarëve te Brazilit  të  anëtarësuar ne ITUC, një flamur ( nje baner) të nënshkruar nga delegatët e Kongresit thirrje për FIFA të votojë perseri per mikpritesin e  Kupës  se Botës 2022 , në shenjë solidariteti me punëtorët migrantë përballen shfrytëzimit në Katar. Kongresi i ardhshëm Botëror ITUC do të mbahet në vitin 2018.

Kongresi-3-KBS-01-S Kongresi-3-KBS-02-S Kongresi-3-KBS-03-S
     
Kongresi-3-KBS-04-S Kongresi-3-KBS-05-S Kongresi-3-KBS-06-S
     
Kongresi-3-KBS-07-S Kongresi-3-KBS-08-S Kongresi-3-KBS-09-S
     
Kongresi-3-KBS-10-S Kongresi-3-KBS-11-S Kongresi-3-KBS-12-S
     
Kongresi-3-KBS-14-S Kongresi-3-KBS-15-S Kongresi-3-KBS-16-S