KONGRESI dhe detyrat e tij

Print

KONGRESI

Kongresi është organi më i lartë i BSPSH dhe normalisht mblidhet çdo 5 vjet.    Të drejtën për të shpallur thirrjen e kongresit të radhës e ka Asambleja Kombëtare e  BSPSH-së, e cila shpall atë jo më vonë se dy muaj para mbajtjes së tij.
Kongresi i BSPSH-së shpall fillimin e punimeve me pjesëmarjen e 2/3 të delegatëve të vërtetuar nga komisioni i mandateve.

 

DETYRAT

  1. Kongresi i BSPSH analizon veprimtarinë e BSPSH për periudhën përkatëse, gjendjen dhe zhvillimin e strukturave përbërëse të saj, situatën social – ekonomike e politike të vendit, përcakton platformën dhe politikat prioritare dhe jep orientimet themelore për katër vitet e ardhshme.
  2. Zgjedh Presidentin e BSPSH.
  3. Miraton  strukturen perbërëse të Asamblesë Kombëtare të BSPSH-së.
  4. Miraton Komisionin e Interpretimit dhe Zbatimit të statutit.
  5. Miraton Komisionin e Kontroll Revizionit.
  6. Miraton ndryshimet e Statutit të BSPSH-së.
  7. Shpall kur e sheh të pashmangshme shpërbërjen e BSPSH-së.