Detyrat e sekretariatit të BSPSH-së

Print

Organizon e ndjek punën për zbatimin e vendimeve, orientimeve, detyrave të përcaktuara nga forumet qëndrore të BSPSH.
Nën drejtimin e Presidentit merr masa për thirrjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë Kombëtare,  përgatit materialet që do t’i paraqiten mbledhjes për diskutim.
Vë në zbatim çështjet që i drejtohen nga Asambleja Kombëtare, Këshilli Kombëtar dhe detyrat që i ngarkohen nga Presidenti i BSPSH-së.
Nën drejtimin e Presidentit ose me me autorizim të tij, merr masa dhe jep zgjidhje urgjente e provizore në situata të veçanta, kur Këshilli Kombëtar nuk mund të mblidhet për arsye të justifikuara dhe informon për këto probleme në mbledhjen më të parë të Këshillit Kombëtar të BSPSH.
Të raportojë dhe të përgjigjet kolegjalisht e në mënyrë individuale sipas ndarjes së punës përpara forumeve qëndrore dhe Presidentit.
Të drejtojë e të organizojë punët e përditshme të personelit administrativ të BSPSH.
Të ndjekë e të koordinojë veprimtarinë e strukturave sindikale të federatës me ato të rretheve dhe të qarqeve, të thërrasë në raport strukturat rajonale dhe lokale mbi veprimtarinë e tyre e t’i propozojë Këshillit Kombëtar masa përkatëse kur konstaton shkelje ose mangësi në kryerjen e detyrave.
Sekretariati në bashkëpunim me komisionin e interpretimit e zbatimit të statutit, kërkon ratifikimin e statutit të federatave në pajtim me statutin konfederativ për principet kryesore që bëjnë të mundur të realizohet uniteti në BSPSH
Me miratim të Presidentit, cakton drejtuesit provizorë  të këshillave rajonalë e lokalë deri në zgjedhjen e tyre sipas dispozitave të shprehura në këtë statut.
Inspekton, verifikon në zona rajonale, lokale dhe struktura të ndryshme të federatës, zbatimin e vendimeve të BSPSH-së, si dhe jep orientimet e rekomandimet e duhura për gjallërimin e veprimtarisë sindikale.
Ngre grupe pune e në bashkëpunim me personelin administrativ dhe Institutin e Studimeve Sindikale të BSPSH, harton projekte e studime, që i vihen në dispozicion konfederatës e federatave në mbështetje të zbatimit të politikave sindikale që ndjek BSPSH.
Publikon vendimet dhe aktet e rëndësishme të konfederatës e në raste të veçanta nxjerr udhëzime për interpretimin e zbatimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar nën siglën e  Sekretariatit dhe vulën e institucionit të BSPSH.
Për rastet e udhëzimeve dhe interpretimeve të zbatimit të neneve statuore, udhëzimet miratohen nga Presidenti e siglohen me firmën e tij dhe vulën përkatëse.
Harton rregullat e procedurave të mbledhjes së forumeve drejtuese të BSPSH-së, të cilat miratohen në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.