Shkolla Sindikale e BSPSH-së është një institucion që ofron shërbime për edukimin e strukturave sindikale dhe anëtarësisë së BSPSH-së. Ajo filloi veprimtarinë e saj në shtator të vitit 2011, me inisiativën e Presidentit të BSPSH-së, zotit Gëzim Kalaja dhe është pjesë e strukturave të BSPSH-së.
Veprimtaria e Shkollës Sindikale të BSPSH-së zhvillohet në bazë të parimit të ligjshmërisë, të përmbushjes me korektësi të detyrës, të zbatimit të rregullave të etikës, të disiplinës në punë, si dhe të bashkëpunimit në kryerjen e detyrave të ngarkuara. Për promovimin e saj u organizua një takim me strukturat drejtuese të BSPSH-së , si edhe të federatave. Mënyrat e bashkëpunimit me strukturat organizative të BSPSH-së parashikohen në një Rregullore të veçantë, si dhe në akte të tjera normative, që nxirren nga Presidenti i BSPSH-së për këtë qëllim.
Shkolla Sindikale e BSPSH-së disponon:
- 2 salla trajnimesh me kapacitet mbi 50 persona, që trajnohen.
- 1 bibliotekë që përmban literaturë ligjore, sindikaliste, ekonomike, studimore si edhe materiale didaktike që shërbejnë për trajnime.
- Drejtues i shkollës
- Specialist, lektor për edukimin sindikalist, si dhe për administrimin e mirëmbajtjen e bibliotekës së shkollës.
- Specialist, lektor për edukimin në fushën ekonomike, nxjerrjen dhe përpunimin e statistikave në shërbim të politikave dhe strategjive të BSPSH-së.
- Rrjeti i lektorëve të BSPSH-së
- Rrjeti i lektorëve të federatave
- Rrjeti i lektorëve të rajoneve