Instituti i Punës i Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë
Instituti i Punes i BSPSH-se ka nje experience pothuajse 15-vjecare ne fushen e pergatitjes se studimeve sociale dhe ekonomike ne interest te levizjes sindikaliste. Instituti ka ndermarre aktivitete te shumta ne ndihme te sindikatave ne baze te profesionit per pergatitjen e kontratave kolektive, per argumentimin e ceshtjeve te ndryshme ne Keshillin Kombetar te Punes, etj. Gjithashtu, Instituti ka bashkepunuar me institute simotra nga vende te ndryshme te botes, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Itali, Gjermani, etj, per kryerjen e studimeve te ndryshme sindikaliste.Per t’iu pergjigjur sfidave te kohes, Keshilli Kombetar i BSPSH-se ndermorri vendimin per reformimin e ketij Instituti, duke zbatuar dhe respektuar edhe legjislacionin shqiptar mbi moshen e daljes ne pension. Keshilli Kombetar miratoi edhe doreheqjen e Profesor lia Telos, i cili mbante edhe detyren e ketij institute deri ne muajin dhjetor 2010, duke i akorduar atij “Certifikaten e Mirenjohjes” per vlerat e vyera qe ka lene ne levizjen sindikaliste.
Instituti funksionon me nje grup ekspertesh te jashtem, nga fusha te ndryshme, ne proces forcimi dhe rinjohjeje me qarqet intelektuale dhe kerkimore nga universitetet, institucionet shkencore, industria, etj.
Momentalisht aktiviteti i ketij institute koordinohet nga nje grup pune me njohje dhe experienca shume te gjate ne marredhenet e punes.
Bazuar ne nenin 24 te Statutit te BSPSH-se, miratuar ne Kongresin e 5-të të BSPSH-së, mbajtur më 25 Shtator 2009 në qytetin e Tiranës, qellimi i funksionit te Institutit eshte te punoje ne favor te kryerjes se studimeve konkrete e të përgjithshme, si edhe te ofroje programe trajnimi e kualifikimi ne favor të anetaresise së BSPSH-s. Konform funksionit dhe detyrave, Instituti është në varësi të drejtpërdrejtë të Presidentit dhe Sekretariatit te BSPSH-se.