Më datë 15 Prill 2011 në Qytetin e Kukësit u nënshkrua Pakti Territorial për Punësimin e të Rinjve në Qarkun Kukës.
PTP- QK është përgatitur në kuadrin e Programit për Punësimin dhe Migrimin e të Rinjve (PMR). Programi PMR është një përpjekje e përbashkët e Qeverisë Shqiptare dhe e Kombeve të Bashkuara, që ka për qëllim forcimin e rolit ndikues të politikave dhe strategjive në zbatim mbi çështjet e punësimit. Ai financohet nga Qeveria Spanjolle nëpërmjet Fondit për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG-F).