Më datën 09.11.2012 zhvilloi punimet konferenca Zgjedhore e Rrjetit Rinor të BSPSH në ambientet e restorant “Brazil” në Fush-Krujë ku ishin të pranishëm rreth 23persona, përfaqësues nga seksione të ndryshme si nga seksioni i Çimentos, seksioni Arsimit, Ujësjellësave, Fasoneve dhe Shëndetësisë për të zgjedhur Kryetarin e Rrjetit Rinor të Qytetit të Krujës.
Konferencën e përshëndeti z.Gëzim Kalaja, President i BSPSH, ku në fjalën e tij ai shprehu rëndësinë që ka rinia dhe Rrjeti Rinor si strukturë e BSPSH-së.
Për këtë z.Kalaja i ka propozuar Këshillit Kombëtar për të caktuar datën 22 Mars , Ditën e Rinisë Sindikaliste të BSPSH .
Data 22 Mars si Ditë e Rinisë u sanksionua edhe në Statutin e BSPSH-së dhe do të shërbejë si një datë përkujtimore që do të shoqërohet me veprimtari dhe objektiva konkrete për rininë e BSPSH , ndaj z. Kalaja porpozoi të mblidhet Aktivi i Rrjetit Rinor më 22 mars 2013.
Më pas fjalën e mori znj.Elona Preza, Kryetare e Rrjetit Rinor BSPSH e cila përshëndeti dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën e tyre në këtë ditë të rëndësishme për Rrjetin Rinor Krujë e cila përkonte dhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë .
Në fjalën e saj znj.Elona përmendi përmirësimin e lëvizjes sindikale e cila kërkon domosdoshmërisht gjallërimin e jetës organizative me një pjesëmarrje të gjerë të rinisë në aktivizimin e tyre si aktivistë të lëvizjes sindikale dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimarrje, theksoi rëndësinë e Rrjetit Rinor si një nga objektivat e BSPSH-së , e cila në të gjithë veprimtaritë e saj ka mbështetur dhe ka investuar për zgjerimin e këtij Rrjeti, për gjallërimin e aktiviteteve të tij për tu bërë një strukturë funksionale që po shërben gjithnjë e më shumë për afrimin e të rinjve në strukturat sindikaliste.
Zj.Preza informoi të pranishmit se Rrjeti Rinor nëpërmjet një projekti që do të këtë me fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” do të bëjë të mundur realizimin e shumë seminareve kualifikuese për të gjithë të rinjtë që janë të anëtarësuar në BSPSH. Ata do të kenë mundësinë që të njihen më nga afër me vetë BSPSH-në.
Duke patur parasysh këtë drejtim të rëndësishëm , BSPSH dhe në vecanti Presidenti i saj zoti Gëzim Kalaja i ka dhënë një rëndësi të vecantë Rrjetit rinor dhe ka si objektiv dhe detyrim kongresual pjesëmarrjen e gjërë të aktivistëve të rinisë në drejtim të organizimit të këshillave sindikale me një kuotë prej 30% të forumeve sindikale me anëtarë të rinj.
Më pas u vazhdua me procedurën e votimit ku nga kjo Konferencë u zgjodh:
z.Edmond Luli - Kryetar
zj. Mira Derveni- Nën/Kryetar
z. Hamit Stema - Nën/Kryetar.