Më datë 22 dhjetor nën drejtimin e Presidentit të BSPSH –ës z. Gëzim Kalaja u mblodh Asambleja Kombëtare e BSPSH , e cila analizoi veprimtarinë e BSPSH-së gjatë vitit 2012 , arritjet dhe objektivat në të ardhmen.
Në fokus ishte analiza e arritjeve të Paktit të Mirëkuptimit Social të lidhur midis Sindikatave dhe Qeverisë dhe bëri një analizë të thellë për sfidat që i presin sindikatat në të ardhmen dhe objektivat e BSPSH-së për fushatën e ardhshme zgjedhore .
Asambleja Kombëtare e BSPSH-së miratoi platformën politike dhe social- ekonomike të BSPSH-së që do t’ia bëjë prezente forumeve politike për të marë mirëkuptimitn e tyre për aleancë zgjedhore e pas zgjedhore .
Më pas u festua në një mjedis festiv edhe festa e vitit të ri.